TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbi 500 mijë votues në Serbi figurojnë pa adresë të saktë në listën zgjedhore

by Tëvë1
33 minuta ago
0
A A
​Mbi 500 mijë votues në Serbi figurojnë pa adresë të saktë në listën zgjedhore

Më shumë se 500 mijë votues në Serbi figurojnë në listën zgjedhore pa emër të rrugës dhe pa numër të shtëpisë, sipas një analize të Radios Evropa e Lirë (REL), transmeton KosovaPress.

Në evidencën zgjedhore, adresat e tyre figurojnë me shënimin “pa rrugë, 0”. Këta qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit.

REL ka arritur në këtë përfundim pas përpunimit automatik të të dhënave publike të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë.

Raste të tilla janë evidentuar në pjesë të ndryshme të Serbisë, përfshirë Prijepoljën, Çaçakun, Preshevën dhe Bujanocin.

Vetëm në 13 komuna kufitare, rreth 85 mijë votues figurojnë me adresën “pa rrugë, 0”. Numër i madh i rasteve është evidentuar në Prijepolje, si dhe në Preshevë e Bujanoc, pranë kufijve me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Një prej rasteve më të pazakonta është regjistruar në Ivanje të Prijepoljës. Sipas të dhënave të 21 shtatorit, aty figurojnë 1.523 votues me adresën “pa rrugë, 0”.

Ndërkohë, regjistrimi zyrtar i popullsisë i vitit 2022 tregon se Ivanje kishte 1.101 banorë. REL thekson se nuk ka të dhëna se sa prej tyre janë të rritur ose sa jetojnë jashtë vendit, por vazhdojnë ta kenë vendbanimin të regjistruar aty.

Në regjistrin zyrtar të adresave, në këtë vendbanim ekzistojnë 23 rrugë të ndryshme.

Vladimir Erceg nga organizata CRTA thotë se një pjesë e problemit lidhet me mospërputhjen ndërmjet evidencës së vendbanimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe regjistrit të adresave.

Sipas tij, kur një rrugë merr emër dhe numër të ri, ndryshimi regjistrohet në regjistrin e adresave, por jo automatikisht në evidencën e MPB-së. Ai ka vlerësuar se një mospërputhje e tillë krijon hapësirë për manipulim.

REL ka evidentuar edhe raste ku qindra votues figurojnë në të njëjtën adresë.

Në Priboj, 247 persona me të drejtë vote janë regjistruar në një adresë ku, sipas të dhënave kadastrale të cituara nga REL, ndodhet një shtëpi prej 88 metrash katrorë.

Erceg ka thënë se verifikimi i rasteve të tilla nuk ka treguar se bëhet fjalë domosdoshmërisht për “votues fantomë”. Sipas tij, në disa raste bëhet fjalë për gabime në evidencë, pasi votuesit që më parë figuronin pa numër janë regjistruar në numrin 1.

Edhe adresat e qendrave për punë sociale kanë numër të madh votuesish të regjistruar.

Në Novi Sad, 446 votues figurojnë në adresën Zmaj Ognjena Vuka 13, ku ndodhet Qendra për Punë Sociale. Ligji serb lejon që personat që nuk kanë adresë tjetër për regjistrimin e vendbanimit të regjistrohen në adresat e qendrave sociale, sipas procedurave përkatëse.

Në Nish, ndërkaq, 504 votues figurojnë në një adresë të vetme, Mramorska 11.

Ministria e Administratës Shtetërore ka thënë se evidenca e vendbanimit është në kompetencë të MPB-së së Serbisë. Kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të REL-it deri në publikimin e hulumtimit.

Partia Progresive Serbe në pushtet ka hedhur poshtë pretendimet për manipulim të listës zgjedhore dhe e ka cilësuar atë si transparente dhe të përditësuar.

Opozita dhe organizatat që monitorojnë zgjedhjet, ndërkaq, kërkojnë qasje më të gjerë në evidenca për të verifikuar saktësinë e listës dhe për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme.

Sipas të dhënave të 21 shtatorit, më shumë se 6.44 milionë votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 25 tetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Nënkryetari i Kuvendit nga PDK do të zgjidhet të hënën

Tahiri: Nënkryetari i Kuvendit nga PDK do të zgjidhet të hënën

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Prattipati pret Isufajn në Ambasadën Amerikane, diskutojnë luftën kundër krimit transnacional

Prattipati pret Isufajn në Ambasadën Amerikane, diskutojnë luftën kundër krimit transnacional

Kapet edhe një kontejner me 24 ton mish të skaduar, i cili ishte i destinuar për Kosovë

Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja te Italia – Belgjika dhe Turqia – Franca

Tetë ndeshje sot në Ligën e Kombeve, vëmendja te Italia – Belgjika dhe Turqia – Franca

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë: Na kanë mbetur edhe 10 ditë për vendimin për presidentin

Tahiri: Kryesia e Kuvendit u pajtua për deklaratë të përbashkët kundër Speciales

Tahiri: Kryesia e Kuvendit u pajtua për deklaratë të përbashkët kundër Speciales

Kuvendi e kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore

Kuvendi të hënën mban seancë

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

ZPS kërkon që Thaçit të mos i llogaritet koha në paraburgim në rastin për pengim të drejtësisë

Prattipati pret Isufajn në Ambasadën Amerikane, diskutojnë luftën kundër krimit transnacional

Prattipati pret Isufajn në Ambasadën Amerikane, diskutojnë luftën kundër krimit transnacional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën