TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 50% e seancave në vazhdime, monitoruesit kritikojnë legjislativin për mossigurim të kuorumit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Miratohet Strategjia për Sigurinë

Mungesa e kuorumit dhe transparenca janë disa nga vërejtët që i japin legjislativit monitoruesit e Kuvendit të Kosovës.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi adresojnë kritika sa i përket numrit të vogël të projektligjeve të votuara, ndërkaq nga Instituti Demokratik i Kosovës e shohin si produktive.

Krahas numrit të projektligjeve, kritika kanë edhe për mungesë të transparencës, pasi aty ende votohet me dorë.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), punën e Kuvendit nuk e sheh shumë produktive, për shkak të numri të vogël të projektligjeve të votuara.

Ai thotë për Ekonomia Online se vetëm 117 projektligje kanë arritur të votohen në dy lexime.

“Sipas raportit të cilin e kemi publikuar të premten e kaluar, kemi thënë se aktiviteti legjislativ në Kuvend është përcjellë me mosefikasiteti në miratimin e projektligjeve të caktuara. Kemi pasur gjatë vitit 2022, 54 pika të rendit të ditës të cilat janë bartur në vitin 2023, prej tyre janë gati se 18 projektligje të cilat janë bartë, disa në lexim të dytë e disa në lexim të parë. Disa janë shqyrtuar por nuk kanë arrit të marrin votën e duhur nga ana e Kuvendit për arsye të kuorumit. E kemi parë që aktiviteti legjislativ është përcjellë nga 117 projektligje të cilat e kanë marrë verdiktin final të Kuvendit, prej tyre 111 janë të miratuara, 6 të refuzuara dhe një sukses tjetër ka qenë miratimi i rregullores së re të Kuvendit, që nuk është ndryshuar që 10 vite”, u shpreh Jakaj.

Problematikë tjetër e punës së Kuvendit është edhe mungesa e kuorumit. Për këtë, Jakaj thotë se 53 për qind e seancave janë me vazhdime.

“Nëse në kryesi ka dakordim për rendin e ditës, për datën e orën se kur është seanca dhe fillon dhe nuk mbaron ashtu siç duhet për pikat e caktuara, atëherë kjo i bie mosefikasitet. Viti i kaluar është përcjellë me më shumë se gjysma e seancës me vazhdime. Tre seanca janë me nga pesë vazhdime, pra nëse e shohim në total, 53 për qind e seancave janë me vazhdime, në ndërkohë 22 nga 38 seanca të rregullta, janë me 54 vazhdime”, thotë tutje Jakaj.

Por ndryshe mendon Arbër Thaçi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Ai thotë se legjislativi për gjatë viteve 2022-23, ka përformuar kënaqshëm.

Thotë se problematikë kryesore që vazhdon ta përcjellë edhe këtë legjislaturë, është transparenca, pasi votimi bëhet me dorë.

“Përgjithshëm mund të pohojmë që puna e Kuvendit përgjatë vitit 2022 ka qenë efikase dhe kjo dëshmohet me numra. Kuvendi përgjatë 2002-ës ka miratuar mbi 110 ligje, që numerikisht nëse krahasojmë me legjislaturat e kaluara në secilin vit, ky numër del të jetë më i madh, kjo mbase është shkaktuar edhe për faktin se kemi të bëjmë me një shumicë të konsoliduar parlamentare që lehtëson dhënien e vullnetit të deputetëve për projektligjet e caktuara. Për gjatë këtij viti, Kuvendi po ashtu ka treguar ngecje në fushat e caktuara. Një nga ato më të rëndësishme është dëshmimi i hapave prapa në drejtim të transparencës, kryesisht përdorimi teknikës së vjetër të votimit me dorë e ka lënduar procesin e informimit të publikut për votimin që deputetë të caktuar bëjnë në raport me projektligjet e caktuara, dhe këtu mund të them se mbase Kuvendi ka bërë një hap prapa”, thotë Thaçi.

E problemin kryesor të kësaj legjislature për Thaçin është mungesa e kuorumit. Ai thotë se kjo problematikë po vazhdon të përkeqësohet.

“Mungesa e kuorumit paraqet problemin kryesor të kësaj legjislature, mirëpo paraqet edhe një problem që është trashëguar nga e kaluara. Fatkeqësisht trendi i këtij problemi është në përkeqësim të vazhdueshëm, meqë ky problem në kuptimin numerik ka qenë më pak i shfaqur gjatë vitit 2022, ndërsa gjatë vitit 2023 deri më tani është mjaftueshëm i shfaqur. Tani siç po e shohim një numër i madh po dështojnë qysh në fillim. Në secilën seancë, votimi i të cilave dështon për shkak të mungesës së kuorumit”, u shpreh Thaçi/EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL-UÇK themelon Këshillin Organizues për aktivitete përkujtimore dhe ceremoniale

OVL-UÇK themelon Këshillin Organizues për aktivitete përkujtimore dhe ceremoniale

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Berisha: Protesta e djeshme më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën