TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 42 mijë kosovarë migruan në vitin 2021

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mbi 42 mijë kosovarë migruan në vitin 2021

Më shumë se 42 mijë qytetarë të Kosovës kanë migruar në vitin 2021, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre janë rikthyer.

Migrimi “neto”, në këtë vit kur shkaku i pandemisë kishte ende vështirësi për termine për viza, është 38 mijë kosovarë.

Këto shifra i ka bërë të ditura për Ekonomia Online, drejtori për statistika të popullsisë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve migrojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ndonëse ka thënë se ka edhe nga ata që migrojnë në vende më të largëta, si ShBA etj.

“Ne e kemi publikuar vitin e kaluar një raport që është në bazë të vlerësimit dhe në atë raport janë evidentuar 42 700 e me shumë banorë që kanë migruar. Por, një pjesë e tyre është kthyer dhe migrimi neto për vitin 2021 është rreth 38 mijë banorë më pak që e kanë lëshuar Kosovën. Zakonisht kosovarët udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pjesa dërrmuese, por një pjesë e vogël në SHBA dhe Kanada apo vende të tjera. Por, është një numër shumë i vogël në krahasim me migrimin në vendet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Kastrati.

Pjesa më e madhe e atyre që po e braktisin Kosovën janë të rinj.

“Ka struktura të ndryshme të popullsisë, por pjesa dërmuese, mbi 80 për qind, nga të dhënat e Bashkimit Evropian dhe burimet e tjera, janë të rinj, kryesisht grup mosha 21 deri 28, pjesa dërmuese e tyre është në moshë të re”, ka thënë ai.

Kastrati ka thënë se Kosova nuk i ka statistikat e sakta se sa kosovarë e kanë lëshuar vendin që nga paslufta.

“Jo nuk i kemi për shkak se pas pavarësimit të Kosovës kanë filluar të evidentohen të dhënat për Kosovën në të gjitha shtetet pritëse, sepse kosovarët para shpalljes së pavarësisë kanë pas një nënshtetësi tjetër dhe janë data bazat me nënshtetësi tjera nuk janë publikuar. Kemi kërkuar për disa vite nga shtetet pritëse ku janë kosovarët, por nuk munden me i nxjerr sepse duhet vetë personi të shkojë atje, në atë komunë, në atë vend ku qëndron me e tërheq nënshtetësinë e kaluar, e kjo është edhe sfida”, ka thënë ai.

Trendi i ikjes së të rinjve duket se është edhe më i shprehur në vitin 2022 dhe në këtë fillimit, por ASK-ja nuk i ka këto statistika aktualisht./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Kërcënimi me vrasje në një dasëm, shkak procesi gjyqësor “Brezovica”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën