TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbi 36 mijë euro insulinë e skaduar dhe mbi 1 milion euro pagesa të gabuara në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton Auditori

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Dorëhiqet Bordi për Trajtimin Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

Sipas Organizatës, gjetjet janë paraqitur nga Zyra e Auditorit për Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë paraqitur disa shkelje në këtë institucion.

“Ndërrimi i dyerve të sallave të Emergjencës dhe renovimi i Pritores së Emergjencës në QKUK’’ në vlerë 114,217€, u janë ndryshuar sasitë e realizuara nëpër disa pozicione, duke i rritur/zvogëluar sasinë e kontraktuar, por pa ndryshuar çmimin total të kontratës. Nga gjithsej 100 pozicione sa ishin në kontratë 23 janë ndryshuar”, thuhet në komunikatën e Avonet.

Reklamë

Sipas komunikatës, bazuar në të dhënat e Auditorit të Përgjithshëm, në raport të auditimit për vitin 2019, kishte paraqitur çështjen B1 – “Realizim i ulët i projekteve kapitale dhe furnizimeve me mallra e shërbime” me gjetjen: “Sipas buxhetit final për vitin 2019, Ministria kishte fonde për të realizuar 26 projekte kapitale në vlerë prej 11 milionë e 97 mijë euro dhe për furnizim me mallra e shërbime, gjysma e të cilit buxhet ishte e dedikuar për furnizim me barna, 19 milionë e 897 mijë euro.

“Ku auditorët kishin identifikuar se: Niveli i shpenzimeve të projekteve kapitale ishte 58% në raport me buxhetin final. Nga 26 projektet e planifikuara 5 prej tyre nuk kishin shpenzime, përderisa 6 projekte kishin realizimin nga 3 deri 40%. Arsyeja e nivelit të ulët të realizimit të projekteve ishte planifikimi i dobët i projekteve dhe futja e projekteve në ligj të buxhetit, pa ndonjë analizë paraprake të mirëfilltë të projekteve”, thuhet në njoftim.

Kurse, bazuar në Raportion e Auditimit, Avonet ka raportuar se niveli i shpenzimeve të mallrave e shërbimeve ishte 51% në raport me buxhetin final.

“Nga buxheti prej 10.3 milion eurove për blerjen e barnave për nivelin parësor shëndetësor ishin shpenzuar vetëm 5.4 milionë euro. Furnizimi me barna nuk ishte realizuar si rezultat i vonesave në fillimin e procedurave, ankesat në OSHP si dhe vonesat në nënshkrim të kontratave”, thuhet në njoftim.

Ndërsa një e gjetur tjetër sipas raportit thuhet se është edhe pagesa e dyfish si pasojë e buxhetimti të gabuar.

“Ministria kishte bërë pagesa nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve në shumë prej 580 mijë eurove, si rezultat i buxhetimit të gabuar, gjithashtu ministria ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej 539 mijë e 402 euro në kategori jo adekuate si pasojë e vendimit të qeverisë për angazhimin e stafit shëndetësor, në lidhje me menaxhimin e situatës së COVID-19, këto të gjetura i kishte identifikuar Auditori i Përgjithshëm në “Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Shëndetësisë për Vitin 2020”.

Auditori ka gjetur shkelje edhe tek projekti për adaptimin e objektit për nevoja të Covid19, i cili ishte zhvilluar përmes procedurës së negociuar dhe kishte rezultuar me dy kontrata në vlerë totale prej 379 mijë eurove në dy pjesë/Lote.

“Loti 1 për projektim ishte nënshkruar dhe paguar në vlerë mbi 189 mijë eurove ndërsa loti 2 për mbikëqyrje ishte nënshkruar në vlerë afër 190 mijë eurove, e cila nuk është realizuar”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Raporti i Auditorit ka identifikuar në çështjen A4 – “Dobësi në menaxhimin e barnave” ku janë gjetur barëra pa afat.

“Gjatë ekzaminimit fizik, në depon qendrore të barnave të Ministrisë së Shëndetësisë kemi vërejtur barna me afat të skaduar në vlerë 36 mijë e 261 eurove (insulinë 14,220 copë). Sipas zyrtarëve të Divizionit të Farmacisë në ministri barnat nuk janë shpërndarë në mungesë të kërkesës nga njësia kërkuese. Skadimi i afatit të barnave ka ndikuar në humbje financiare për ministrinë, gjithashtu do të ketë kosto shtesë në asgjësimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Andaj sipas këtyre të gjeturave që janë identifikuar në Raportet e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019 dhe 2020, përgjegjësia i takon Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe për këtë në raportin e auditimit janë theksuar edhe Përgjegjësitë e Menaxhmentit dhe të organeve drejtuese/qeverisëse për pasqyrat financiare vjetore, thuhet në raporton e Auditimit të publikuar nga Avonet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Plani franko-gjerman aktualisht është vështirë i pranueshëm për Kosovën

Krasniqi i bën thirrje Deharit të thërrasë seancën konstituive

FSK trajnohet në bazën e Forcave Detare të FARSH

FSK trajnohet në bazën e Forcave Detare të FARSH

As në tentativën e 24-të nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës, detaje nga seanca

Kushtetuesja sqaron pse kandidati për kryetar të Kuvendit mund të votohet vetëm tri herë

Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Krasniqi thotë se do të kërkojnë masë të përkohshme për tregun e lirë energjetik

Krasniqi: Plani franko-gjerman aktualisht është vështirë i pranueshëm për Kosovën

Krasniqi i bën thirrje Deharit të thërrasë seancën konstituive

FSK trajnohet në bazën e Forcave Detare të FARSH

FSK trajnohet në bazën e Forcave Detare të FARSH

As në tentativën e 24-të nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës, detaje nga seanca

Kushtetuesja sqaron pse kandidati për kryetar të Kuvendit mund të votohet vetëm tri herë

“Skifterat” e humbin durimin, i reagojnë Gjilanit për rezultatet e dobëta

Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare

Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Krasniqi thotë se do të kërkojnë masë të përkohshme për tregun e lirë energjetik

Kush mund të shkarkoj Radomir Labanin?

Laban kishte kërkuar të largohej nga vendimmarrja lidhur me seancën konstituive

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese publikon aktgjykimin e plotë të 8 gushtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X