TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 23.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Mbi 23.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e më shumë se 23 mijë personave. Ky rajon është shtëpi e 13.5 milionë njerëzve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Pamje të realizuara me dronë nga lartësia shfaqën shkatërrimin e lënë pas, me lagje të tëra të rrafshuara.

Shifrat e reja, të cilat çdo ditë po rriten, përfshijnë mbi 19.888 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3.500 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile. Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u lënduan.

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.

Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit në panik gërmuan nëpër rrënoja – dhe herë pas here gjenin njerëz të gjallë – fokusi filloi të zhvendosej në prishjen e strukturave të rrezikshme të paqëndrueshme.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e quajti tërmetin “fatkeqësia e shekullit”.

Në veriperëndim të Sirisë, gjatë natës, të enjten më 9 shkurt, mbërritën kamionët e parë të OKB-së që kur ndodhi tërmeti që hynë në zonën e kontrolluar nga rebelët nga Turqia, duke nënvizuar vështirësinë për t’u ndihmuar njerëzve atje.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 shkallësh i së hënës, kaloi numrin e më shumë se 18.400 të vdekurve nga tërmeti i vitit 2011 që shkaktoi një cunami në Fukushima, Japoni, si dhe tërmetin e vitit 1999 pranë kryeqytetit turk, Stamboll, që u mori jetën rreth 18 mijë personave. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën