TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbi 220 të vdekur nga përmbytjet në Kenia

nga tëvë1
5 Maj, 2024
0
A A
Mbi 220 të vdekur nga përmbytjet në Kenia

Numri i të vdekurve në Kenia nga përmbytjet shkatërruese që përfshiu vendin është ngjitur në 228, ndërsa autoritetet po përgatiten për afrimin e ciklonit tropikal Hidaya, i cili kërcënon të përkeqësojë krizën.

Me reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që priten të intensifikohen në ditët në vijim, qeveria të dielën u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ekstrem dhe të përgatiten për përpjekjet e mundshme të evakuimit.

“Ne vajtojmë humbjen e 9 jetëve në 24 orët e fundit, duke përfshirë 7 të rritur dhe 2 fëmijë, duke e çuar numrin total të vdekjeve nga përmbytjet në 228, në të gjithë vendin. Qeveria përcjell ngushëllimet e saj të përzemërta për miqtë dhe familjet që kanë humbur të dashurit”, tha Isaac Mwaura, zëdhënësi i qeverisë së Kenias.

Ai shtoi: “Tragjikisht, përmbytjet e vazhdueshme kanë rezultuar në plagosjen e 164 kenianëve, ndërsa 72 persona janë raportuar aktualisht të zhdukur. Për më tepër, rreth 212,630 persona, nga 42,526 familje janë zhvendosur”, raporton Anadolu.

Qeveria vuri në dukje se për fat të keq, tragjedia shtrihet përtej përmbytjeve, me një rrëshqitje shkatërruese dheu në Mai Mahiu duke marrë jetën e 52 individëve, duke lënë dhjetëra të tjerë të plagosur dhe 51 persona të raportuar të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit/rikthimit vazhdojnë në zonat e prekura, me 151 personel të Forcave të Mbrojtjes të Kenias dhe 400 oficerë të Shërbimit Kombëtar të Rinisë të vendosur për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes.

Qarqet më të goditura, duke përfshirë Homa Bay, Kajiado, Nakuru, Mandera dhe Nairobi, përballen me përmbytje të mëdha, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike.

Në përgjigje të rrezikut në rritje, qeveria thotë se vazhdon të zbatojë një njoftim evakuimi 24-orësh të lëshuar më 2 maj, duke i dhënë përparësi sigurisë së qytetarëve që banojnë pranë digave dhe rezervuarëve të ujit me rrezik të lartë.

Mes krizës në vazhdim, Kenia po përgatitet për ardhjen e afërt të ciklonit tropikal Hidaya, i cili pritet të sjellë reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta në rajonet bregdetare të dielën në mbrëmje, duke përfshirë Kwale, Mombasa, Kilifi dhe Lamu.

Peshkatarët dhe përdoruesit e tjerë të oqeanit janë këshilluar të ushtrojnë kujdes ekstrem, pasi varkat e vogla dhe mjetet artizanale mund të bëhen të paqëndrueshme përballë erërave të freskëta deri të forta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Macron nga Tirana: Brenda dy viteve Shqipëria në BE

Macron nga Tirana: Brenda dy viteve Shqipëria në BE

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

​Macron: Në Ukrainë duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme

​Macron: Në Ukrainë duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Finalja e Eurovizionit, Shqipëria ngjitet e 26-ta në skenë

Drita blindon Juan Camilo Mesan me kontratë të re

Drita blindon Juan Camilo Mesan me kontratë të re

Plot 25 vite në klub, Shpëtim Idrizi largohet nga Trepça ‘89

Plot 25 vite në klub, Shpëtim Idrizi largohet nga Trepça ‘89

Hendbollistet e Istogut mbrojnë titullin e kampionit

Hendbollistet e Istogut mbrojnë titullin e kampionit

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani bisedon me Macron për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X