TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 200 kamera pritet të vendosen në veri, policia thotë se po bëhen për hetim kualitativ të rasteve

Të martën Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi, kanë vendosur kamera të sigurisë në Mitrovicë të veriut. Sipas policisë këto kamera po vendosen për të hetuar rastet kur ato ndodhin, ndërsa nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, i thanë televizionit se nuk do të shkelet privatësia e qytetarëve. Synimi i këtij vendimi sipas zyrtarëve të këtij institucioni është mbikëqyrja e vendeve publike.

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Mbi 200 kamera pritet të vendosen në veri, policia thotë se po bëhen për hetim kualitativ të rasteve

Po kryhen edhe detajet e fundit teknike për vendosjen e kamerave që do të regjistrojnë çdo lëvizje në Mitrovicën e Veriut.

Këto mjete që i vendosi Policia e Kosovës në koordinim me Agjencinë për Informim dhe Privatësi do të vëzhgojnë krejt çfarë ndodh në këtë zonë.

Ato tashmë janë të instaluara në hapësirat publike këtu te shkolla teknike dhe stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, e që sipas burimeve të televizionit, në mbarë veriun do të vendosen 200 sosh.

Udhëheqësi i Divizionit brenda Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Kushtrim Mustafa ka siguruar se këto pajisje nuk do të shkelin privatësinë e qytetarëve.

“ Sot gjatë ditës jemi në Mitrovicë të veriut, lidhur me vendosjen e kamerave në hapësirat publike si institucion kompetent për mbikëqyrjen e kamerave që është Policia e Kosovës, në bazë të ligjit për policinë, ne kemi ndërmarrë veprimet dhe kemi udhëzuar policinë e Kosovës se si të vendosen këto kamera, ku të vendosen, mos të shkelët privatësia e qytetarëve në këtë rast, hapësirat privat, por të mbikëqyren sheshet dhe hapësirat publike, rrugët kryesore”, thotë Mustafa.

E krejt kjo, sipas zëvendës drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, po bëhet për parandalimin e konflikteve të mundshme ndër-etnike dhe hetimin më të lehtë të rasteve.

“Këto kamera janë në bazë të ligjit për privatësi, ne jemi institucioni i cili duhet me i mbikëqyrë këto kamera, dhe i mbikëqyrim vendet publike, kemi pas disa raste të cilat kanë ndodhur ka shumë raste që ndodhin në veri të vendit. Kemi kaluar nga menaxhimi i protestave të dhunshme që kanë qenë më herët, situate është qetësuar tash kemi të bëjmë me hetime kualitative të rasteve, kur të ndodhin rastet duhet të kemi kualitet në hetim”, thotë Elshani.

Sipas burimeve të Tëvë1, ditëve në vijim, kamerat e sigurisë publike do të vendosen edhe në tri komunat tjera, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Andaj, gjatë së martës, punimet vazhduan edhe në pjesë të tjera në veriun e vendit.

Gjatë vitit 2023 dhe 2024, në katër komunat veriore, të gjitha kamerat ilegale të vendosura nga grupet serbe, në hapësirat publike, u demoluan nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi që janë përdorur për të vëzhguar çdo lëvizje të policisë por edhe zhvillimeve të tjera në veri.

Tags: vendosja e kameraveveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Hyseni i kundërpërgjigjet Bulliqit: Nuk ishte keqinterpretim, por mungesë ndjeshmërie

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Hyseni premton që në vitin e parë përmirësim të “jashtëzakonshëm” të furnizimit me ujë të pijshëm

“InfoNata” 08.10.2025

“InfoNata” 08.10.2025

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Kurti thotë se Lipjani me Ilir Qeriqin do të ketë investime e zhvillim më shumë se kurrë

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Mehmeti: Gara për Çairin, betejë për mbijetesë politike për Osmanin dhe Mexhitin

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Përurohet parkingu nëntokësor në Vushtrri

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Totaj premton teleferik drejt Kalasë së Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën