Lutifje Ademi Vokshi ka dy dekada që është në gjurmë të vëllait të zhdukur.
Por, ani pse kanë kaluar më shumë se dy dekada ende nuk ka pistë për Ademin, i cili kishte shërbyer si mjek për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në Kosovë.
“Kena kërkuar në shumë vende në shumë lista, por kurrkund nuk e kemi gjetë edhe më lirimin e të burgosurve që patë Serbia, të cilët i amnestoi atëherë na humben shpresat. Por shpresat na mbajnë ende edhe pa dy dekadave shpresojmë që ndërkombëtaret të bëjnë presion në Serbi që të na gjejnë më të dashurit”, u shpreh ajo.
E në pritje të djalit, nëna e Lutfijes edhe ndërroi jetë.
“Një pritje e tillë për prindin është shumë e ranë, nana ka përjetua shumë që më shpresë që deri në kohën e fundit që thotë që jo tash unë shkoj të ai, tash s’pres ai më ardh të unë, por unë shkoj të ai”m tha ajo.
Ndonëse e lodhur nga premtimet se do të zbardhet fati i vëllait, Luftije Ademi ka vetëm një kërkesë për institucionet e Kosovës.
“Është dhimbje e madhe që pas 23 vite me prit se ndoshta është dikund gjallë e ti më prit eshtrat e më të dashurve, është tepër rëndë kështu që inshallah tonët (institucionet) nuk na harrojnë e flasin, por më than që po pres diçka shumë jo”, shtoi ajo.
E ditë më parë, zëvendëskryeministri, Besnik Bisilimi bëri të ditur se në janar pritet të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur më forcë.
Por Bekim Blakaj nga Fondi për të drejtën humanitare duke u shprehur skeptik për këtë marrëveshje, kërkon një plan konkretë për zbardhjen e fatit të te pagjeturëve.
Mbi 1 mijë e 600 persona figurojnë si të zhdukur që nga koha e luftës.
Kronika e gazetares Doresa Geci.