TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 2.5 miliardë euro për vitin 2023 pritet t’i ketë nën menaxhim Fondi i Kursimeve Pensionale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mbi 2.5 miliardë euro për vitin 2023 pritet t’i ketë nën menaxhim Fondi i Kursimeve Pensionale

Armend Muja, kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, tha se buxheti i Fondit për aktivizimin operacional për vitin 2023 është me i vogël se sa buxheti i vitit 2022.

“Bordi drejtues i FKPK-së ka miratuar buxhetin e fondit për aktivizimin operacional për vitin 2022 në shumë prej 1 milion e 290 mijë e 395 euro apo 31 mijë e 132 euro më i ulët se sa buxheti i vitit 2022, për këtë arsye ju kemi ftuar që ta justifikoni”, tha ai.

Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të FKPK-së tha se në vitin 2023 nën menaxhim pritet të jenë mbi 2.5 miliardë euro.

Ndërsa sipas tij, taksat e ngarkuara mbi mjete pensionale në vitin 2023 do të jenë në nivelin më të ulët që nga themelimi i këtij institucioni.

“Pritjet gjatë vitit 2023 janë që mjetet mesatare nën menaxhim gjatë vitit pritet të jenë rreth 2 miliardë e 571 milionë euro që rezultojnë nga vlerësimet si në vijim, presim që të arkëtojmë 2 miliardë e 424 milionë euro mjete në menaxhim, kontribute presim që të arkëtojmë 230 milionë euro si dhe pagesat e pensioneve presim që të jenë 65 milionë euro”, tha Morina.

Sipas tij, viti pritet që të përfundoj me 2 miliardë e 719 milionë euro në mjete në menaxhim.

“Taksa operacionale për vitin 2023 e propozuar me normë 0.05 për qind e mjeteve është me ulje nga norma aktuale sa ishte 0.057 për qind, bazuar në këtë kuvendit i rekomandoj që të aprovoj taksen investuese vjetore prej 0.032 për qind të mjeteve dhe taksen operacionale vjetore prej 0.05 për qind të mjeteve”, deklaroi Morina.

Muja tha se sipas raportit të Fondit në Kosovë në viti si mesatare pensionohen deri ne 6 mijë persona në vit.

Morina shtoi Fondi nuk ka objekt të vetin dhe qëndron me qera e kjo sipas tij, po ndodh për shkak se komuna e Prishtinës nuk është duke u lëshuar leje për ndërtim.

“Nuk kemi objekt tonin, kemi një truall ku kemi pretenduar me ndërtuar një objekt. Kemi pasur shumë problem nuk kemi mundur me marr leje nga komuna për shkak se duhet të merremi vesh me pronarët për rreth”.

Në fund Komisioni e ka miratuar me gjitha votat kërkesën për caktimin e taksës investuese prej 0.32 për qind dhe taksës operacionale prej 0.05 për qind për vitin 2023.

Pas diskutimeve është miratuar edhe plani vjetor i perfomncës për vitin 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën