TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbi 1 mijë punëkërkues në muaj këtë vit, dominon grupmosha deri në 25-vjeç

nga Besarta Mehmeti
2 Korrik, 2022
0
A A
A rrezikohet Kosova nga lija e majmunëve?

Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Shpëtim Kalludra, në një intervistë për KosovaPress, tregoi se përjashtuar vitin 2020 që ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve për shkak të përftimit nga mbështetja qeveritare, numri prej 1000 punëkërkuesish në muaj është në vazhdimësi.

“Numri i punëkërkueseve të rinj të regjistruar në zyrat e punësimit brenda periudhës së këtij viti, prej janar-maj është 5.150 persona, ndërsa vetëm në muajin maj janë regjistruar 1.079… Ky numër ndoshta është numër konstant sikurse viteve tjera para pandemisë, por dallon shumë prej vitit të kaluar, duke pas parasysh se vitin e kaluar ne mesataren e kemi pas një numër më të vogël të punëkërkuesve të regjistruar edhe pse në 2020 ka pas një fluks të madh të regjistrimit të punëkërkuesve për shkak të pakos emergjente që ka qenë ndërlidhja atje që personi që përfiton të jetë i regjistruar edhe si punëkërkues dhe në këtë kontekst e kemi pas një numër të madh të punëkërkueseve të regjistruar. Mirëpo 2021 gjysmën e dytë të vitit ky trend i rritjes ka filluar të stabilizohet, kështu që hyrjet e punëkërkuesve të rinj në tregun e punës ose të regjistruar si të papunë në mënyrë konstante sillen rreth 1000 persona për muaj”, theksoi Kalludra.

Ndërsa ka treguar edhe për numrin e personave që janë të regjistruar si të papunë, Kalludra u shpreh se gmosha e dominuar e punëkërkuesve është 25-39 vjeç.

“Në total kemi më pak se 70.000 persona të regjistruar në nivel të Republikës, po është një numër i punëkërkueseve që në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe vazhdojnë papunësinë… 1:35 Nëse flasim të numri akumulues i punëkërkues, që është më pak se 70.000 persona të regjistruar, janë grupmosha e mesme 25-39 ajo që dominon, ndërsa kur krahasojmë me periudhën e këtij viti numri i punëkërkuesve të regjistruar sa i përket grupmoshës 15-24 është rreth 43 për qind e të regjistruarave… 2:04Një punëkërkues i cili vjen në zyre të punësimit për t’u regjistruar si i papunë, pas procesit të regjistrimit ai profilizohet dhe nga profilizimi i tij dhe interesat që shfaq para këshilltarit ne i ofrojmë shërbime tjera”, vijoi Kalludra.

Kalludra ka theksuar se Agjencia e Punësimit ofron edhe orientimin në karrierë, që punëkërkuesve t’iu ndihmojë ta gjejnë veten se ku janë më të aftë të operojnë.

“Në qoftë se një punëkërkues kërkon një profesion të duhur ose nuk i ka ato shkathtësi që kërkohen në tregun e punës, ne e referojmë në njërën prej Qendrave të Aftësimit Profesional ku atij i bie më afër në aspektin e transportit dhe rrethanave të tjera të shkojë në njërën prej këtyre qendrave të marr një profesion i cili në një formë i ofron ose e drejton drejt një punësimi të sigurt”, është shprehur Kalludra.

Po ashtu, Kalludra ka njoftuar se edhe vetëdija e qytetarëve për të kërkuar punë është ngritur në krahasim me vitet e kaluara.

“Ne e konsiderojmë që jemi në nivel të mirë sa i përket punëkërkueseve të cilët në një formë vizitojnë zyrat e punësimit për të marrë shërbime, mirëpo ende në një mënyre duhet të ndryshojmë edhe në aspektin e ofrimit të shërbimit, duke pas parasysh se kur analizoj vitin 2020, brenda tre muajve janë regjistruar mbi 100 mijë punëkërkues që kupton në kohën kur ke çka ju ofron këtyre punëkërkuesve ata dinë ku t’i gjejnë zyrat e punësimit. Mirëpo pastaj nuk është shpreh ndonjë interesim, është interesant se edhe kështu brenda viteve varësisht prej programit që kemi ne. Në qoftë se e lansojmë një program të punësimit ose programeve të tjera që i kemi përmes politikave tona të punësimit, atëherë interesimi është shumë më i madh dhe kjo pjesa jo aktive zgjohen dhe vizitojnë zyrat e punësimit”, ka shtuar ai.

Ai tha se hulumtojnë dhe vizitojnë tregun e punës dhe përmes sistemit mundohen të ofrojnë punëkërkuesve vende të lira të punës.

Kalludra shtoi se fushat me kërkesë më të madhe janë ata më shkathtësi teknike, ndërsa shumë të ulëta janë shkencat sociale.

“Në aspektin e biznesit na përmes këshilltarit të punësimit i hulumtojmë tregun e punës, i vizitojmë këto biznese, bëjmë regjistrimin e atyre vendeve të tjera të punës që këta na identifikojnë dhe përmes sistemit ne mundohemi t’ju ofrojmë punëkërkueseve një vend të lirë të punës por edhe biznesit atë punëkërkues që i plotëson kriteret sipas kërkesës së atij biznesi… Sa i përket harmonizimit të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës sot bizneset në Kosovë, kryesisht kërkojnë punëkërkues të cilët kanë shkathtësi teknike, profesionale dhe jo aq shumë, ose në masë të duhur profesionet që vinë nga shkencat sociale… Dhe një ndër profesionet që ndoshta kërkohen më së shumti vinë nga sektorët e inxhinierisë për shkak të zhvillimit teknologjik që sot ndodh, jo vetëm në Kosovë por gjithandej dhe në këtë aspekt po themi që ndoshta më i kërkuari mbetet programimi”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

Trepça i afrohet titullit në vetëm një fitore, udhëheq serinë finale 3:1 ndaj Bashkimit

Trepça i afrohet titullit në vetëm një fitore, udhëheq serinë finale 3:1 ndaj Bashkimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

Zyra e BE-së për takimin e Costa me Kurtin thonë se u diskutua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Zyra e BE-së për takimin e Costa me Kurtin thonë se u diskutua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X