TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 1 mijë operacione u kryen në Torakale sivjet

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kirurgjia Torakale me vetëm një sallë të operacionit – Lista e pritjes për pacientët me kancer është e vogël

1 mijë e 198 intervenime kirurgjikale janë kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale gjatë vitit 2023, e cila tash e sa kohë funksionon me vetëm një sallë operative. Kështu ka thënë drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci.

Kolgeci ka thënë se punët që bëhen në këtë klinikë janë të mëdha, ndërsa ka ndarë sallën e madhe dhe të vogël.

Në sallën e madhe bëhen intervenime me anestezion të përgjithshëm, ndërsa në të voglën me atë lokal.

“Në pamundësi të gjithë pacientët me i fut në sallën e madhe, aty ku bëhet me anestezion të përgjithshëm, deri tash është 560 raste që janë kryer në sallën e madhe, ndërsa në sallën e vogël janë 201 rast i përfunduar dhe gjithashtu kemi pasur edhe drenazhi torakale që është edhe ai një intervenim kirurgjik afër 437 raste deri tash. Salla e madhe është aty ku bëhet intervenimi kirurgjik me anestezion të përgjithshëm, ndërsa salla e vogël janë ato raste kur janë operacionet që në pamundësi me i fut në sallën e madhe ne e bëjmë aty me anestezion lokal por edhe ky është intervenim kirurgjik”, ka thënë Kolgeci.

Krahas numrit të madh të operacioneve të kryera në 2023-ën, Torakalja ka edhe numër të madh të listës së pritjes.

E arsye për këtë është funksionimi me vetëm një sallë të operacioneve dhe janë të vetmit në tërë territorin e Kosovës.

“Viti paraprak ka qenë me numër goxha shumë të madhe të operacioneve por ky vit ka qenë edhe më i suksesshëm duke pasur parasysh që ka qenë një volum shumë i madh i pacientëve. Te klinika jonë edhe pse kemi pasur kaq numër të madh të operacioneve, është një numër i madh i pacientëve që presin në listën e pritjes. Arsye e pritjes është sepse ne e disponojmë vetëm një sallë të operacionit dhe jemi e vetmja klinikë në tërë Republikën e Kosovës. Sidomos kanceri i gjirit që ne i kemi kushtuar një vëmendje shumë të madhe nuk presin shumë në listë të pritjes. Një mesatare pritja për kancer të gjirit është rreth tre javë për ndërhyrje kirurgjike, ndërsa kjo periudhë është shumë më gjatë”, ka thënë Kolgeci për EO.

E stabil qëndrojnë me numër të mjekëve por për shkak të komplikimit të operacionit, ndodh që brenda ditës të kryhet vetëm një operacion.

“Numri i mjekëve që i kemi në klinikën tonë është i mjaftueshëm për tërë Kosovën por diçka duhet të kihet parasysh se operacionet në klinikën tonë janë operacione që shpesh herë zgjasin dhe në disa raste një operacion e merr komplet ditën për arsye se është operacion që zgjat shumë. Ndërsa për raste kur kemi operacione që janë biopsia ose operacione më të vogla, atëherë mund të kemi mundësi të arrijmë katër deri në pesë operacione brenda ditës por megjithatë është e pamjaftueshme një sallë e operacionit për gjithë Kosovën”, u shpreh Kolgeci.

Tags: Nazmi KolgeciOperacioneTorakale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

ME: Refuzimi i kërkesës së Osmanit për kristalin e Trepçës për Trump nuk lidhet me zhvillime politike

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pajetë në një zonë malore, dyshohet se është personi i zhdukur në Rahovec

Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin

Draft-raporti i PE-së: Keqardhje për mos zgjedhjen e presidentit të ri

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Kompania e mirëmbajtjes në UP nuk zbaton vendimin e Qeverisë, punëtorët nën pagën minimale

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

ME: Refuzimi i kërkesës së Osmanit për kristalin e Trepçës për Trump nuk lidhet me zhvillime politike

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet një trup i pajetë në një zonë malore, dyshohet se është personi i zhdukur në Rahovec

Rezolutë e ashpër e Parlamentit Evropian ndaj Serbisë: Kërkohen hetime për dhunën dhe korrupsionin

Draft-raporti i PE-së: Keqardhje për mos zgjedhjen e presidentit të ri

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Kurti dhe Ulutash flasin për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në botë

Kurti dhe Ulutash flasin për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në botë

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Vendet e IEA-së bien dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën