TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur pjesën kryesore të përgatitjeve logjistike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor, ndërsa shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër komuna pritet të nisë të shtunën.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se fletëvotimet e shtypura në Slloveni tashmë ndodhen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nga ku do të shpërndahen sipas planifikimeve të institucionit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, për procesin zgjedhor janë shtypur gjithsej 1,778,300 fletëvotime. Prej tyre, 1,605,000 janë destinuar për vendvotimet e rregullta, 19,450 për votimin me kusht, 13,500 si rezervë dhe 3,500 për votuesit me nevoja të veçanta.

Elezi theksoi se numri i fletëvotimeve është përcaktuar duke u bazuar në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e mëparshme, prandaj është më i ulët se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Sipas planit operacional, materialet zgjedhore do të dërgohen fillimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa në mëngjesin e ditës së zgjedhjeve do të shpërndahen në qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Për votuesit jashtë vendit, KQZ ka shtypur 108 mijë fletëvotime për votimin me postë dhe 28,850 për votimin në përfaqësitë diplomatike të Kosovë. Fletëvotimet për votimin me postë tashmë janë dërguar te qytetarët e regjistruar, ndërsa materialet për misionet diplomatike janë nisur drejt vendeve ku votimi do të mbahet më 6 qershor.

Votimi në diasporë do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike në 18 shtete, ku janë regjistruar 27,724 votues. Ndërkohë, për votimin me postë janë regjistruar 104,488 qytetarë.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, procesi i votimit do të zhvillohet në 949 qendra votimi me gjithsej 2,550 vendvotime. Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kanë 1,959,962 qytetarë.

KQZ ka vlerësuar se të gjitha përgatitjet po ecin sipas planit dhe se janë krijuar kushtet për zhvillimin e një procesi zgjedhor të rregullt, të sigurt dhe transparent.

Tags: KQZTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Diskutimet rreth kritereve për presidentin sikurse të ofrohet vend pune

Krasniqi: Diskutimet rreth kritereve për presidentin sikurse të ofrohet vend pune

Marrëveshja për presidentin, Drenori: Enigma mbetet vota e unifikuar e LDK-së, javë vendimtare

Marrëveshja për presidentin, Drenori: Enigma mbetet vota e unifikuar e LDK-së, javë vendimtare

Maloku: Abdixhiku po i jep alibi Kurtit, kjo është një lloj dyfytyrësie – të marrë përgjegjësi

Maloku: Abdixhiku po i jep alibi Kurtit, kjo është një lloj dyfytyrësie – të marrë përgjegjësi

Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

Katër të vdekur dhe 35 raste të virusit të Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut

Emisioni “Info Nata” 18.08.2026

Emisioni “Info Nata” 18.08.2026

Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington

DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën