TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbetet në harresë depo në të cilën ishin varrosur trupat e familjes Jashari

Depo në të cilën para 28 viteve u ruajtën trupat e familjes Jashari, është kthyer në objekt afarist. Në të nuk është ruajtur asnjë gjurmë e kësaj historie. Nga Komuna e Skenderajt thonë se duke qenë pronë private, nuk munden të investojnë në të.

by Doresa Geci
3 javë ago
2 0
A A

Burra të shumtë të Drenicës e më gjerë ishin mbledhur në këtë depo.

Kjo me qëllimin e vetëm, që t’i varrosnin trupat e familjes Jashari.

Në këtë lokacion, në marsin e vitit 1998, ishin ruajtur kufomat e kësaj familje dhe dëshmorëve tjerë.

Por 28 vite pas, gjithçka ka ndryshuar këtu.

Pronari i kësaj depoje nuk ishte i qasshëm për televizionin.

Mirëpo deri më pak se dy vite, në këtë lokacion nuk ishte bërë asnjë ndryshim nga ta.

Madje këtu nuk gjendet as ndonjë pllakë përkujtimore, në të cilën do të kujtohet rëndësia e këtij vendi.

E për tëvë1, nga Komuna e Skenderajt,  kanë treguar arsyet se pse nuk është investuar në këtë hapësirë.

“Duhet theksuar se objekti në fjalë ka qenë dhe mbetet pronë private dhe nuk ka qenë në menaxhim apo administrim të komunës. Për këtë arsye, komuna nuk ka pasur mundësi institucionale për të ndërmarrë veprime në atë hapësirë. Po ashtu, e njëjta vlen edhe për çështjen e investimeve. Duke qenë se bëhet fjalë për pronë private, komuna nuk mund të ndërhyjë apo të investojë në një pronë që nuk është në pronësi publike. Pronari i pronës, në kuadër të të drejtave të tij të pronësisë, ka vendosur që objektin ta shndërrojë në lokal afarist”, tha Besjana Thaçi nga Komuna e Skenderajt.

Por si kishte shkuar e gjithë ceremonia e varrimit asokohe?

“Më 9 mars e kanë thirr një grup, nuk kanë pas mundësi me organizu varrimin se nuk ka pasur njerëz, me datën 10 mars unë jam dal jam takuar me Hilmi Nuredinin dhe Ilmi Jasharin, pasi ju kanë thënë familjarëve merrni ose po dëshirojmë me i varros, ishin ardh me ekskavator, ishin ardh me kamion”, tha dëshmitari Xhafer Murtezaj.

Duke qenë se ekzistonte rreziku që kufomat të varrosën në një varrezë masive nga forcat serbe, Murtezaj organizoi varrimin e trupave të dëshmorëve.

“I kam thënë Ilmisë, hyp kerr shko në fshat atje kanë kacia, kanë lopata unë kam hy në lagjen Murtezaj i kam gjetë një 35 persona dhe i kemi qel varret. Atë ditë me 10 nuk kemi dasht vetëm me varros. Me vonë ata kanë dashtë me varros në një vend krejt”.

Trupat e familjes Jashari dhe dëshmorëve të tjerë pushojnë në varrezat e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën