TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Mbështetet qëndrimi i Kurtit për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rreth 56.38% e grave kanë fituar mandatin pa kuotë në Kuvendet Komunale

Partia Demokratike e Kosovës dhe njohës të proceseve zgjedhore, mbështesin qëndrimin e kryeministrit, Albin Kurti, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 17 dhjetor në Kosovë.

Sipas partisë opozitare, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka dëshmuar qëllimet e Serbisë në Kosovë, andaj as nuk duhet të diskutohet kërkesa për lejimin e mbajtjes në zgjedhjeve në territorin e vendit. Në të kundërtën, njohësit konsiderojnë se Serbia duhet të ketë marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën për të organizuar zgjedhjet në vendin tonë, gjithmonë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se zgjedhjet e Serbisë nuk duhet të lejohen të mbahen në Kosovë.

“Në rrethanat pas 24 shtatorit, kemi pa komplotin që e ka organizuar Serbia, ku u vra polici (Afrim Bunjaku) dhe u plagosët policë të tjerë dhe që u sulmu integriteti i shtetit tonë, mendoj se nuk ia vlen as të diskutojmë, pasi nuk duhet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë sa i përket mbajtjes zgjedhjeve ose jo”, thotë ai.

Në anën tjetër, ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Mazllum Baraliu, thotë se qëndrimi i institucioneve të Kosovës në këtë rast është parimor.

Ai shton se OSBE-ja, nuk mundet të bëjë kinse grumbullimin e votave në veri, e në fakt atje bëhen zgjedhjet jashtë rregullave të KQZ-së dhe ligjeve zgjedhore në fuqi.

“Jo, nuk duhet lejuar (të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë). Konsideroj që qëndrimi i institucioneve tona është edhe parimor dhe konsistent në atë që duhet vepruar në frymën e Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi. Nëqoftëse Serbia dëshiron të mbajë zgjedhjet, nuk mundet si deri më tani. As OSBE-ja nuk mundet të bëjë kinse grumbullimin, në fakt atje bëhen zgjedhjet jashtë rregullave të KQZ-së dhe ligjeve zgjedhore në fuqi. Serbia duhet të kuptoj se tani më duhet të paktën në segmente të caktuara kur ka interesa, siç është rasti tash që iu duhen vota të qytetarëve serb në Kosovë, të respektoj kërkesën e qeverisë. Ajo nuk është asgjë më shumë apo më pak siç janë parimet dhe rregullat e të drejtës ndërkombëtare që kërkojnë respektimin e sovranitetit të një shteti”, tha ai.

Serbia më 3 nëntor ka dërguar një kërkesë OSBE-së, që ky mision të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë, për zgjedhjet në Serbi, më 17 dhjetor.

Në lidhje me këtë kërkesë, kryeministri Albin Kurti dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport u takuan gjatë kësaj jave. Siç thuhet në komunikatën qeveritare, Kurti e ka bërë të qartë se për një kërkesë të tillë Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të ndër-shtetërore dhe se kërkesa duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Franca riafirmon angazhimin e saj në mbështetje të rimëkëmbjes së Sirisë

Franca kundërshton fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

373 ushtarë amerikanë të plagosur në operacionin në Iran, thotë raporti

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

​Rriten ankesat për qasje në dokumente publike në Kosovë, u gjobitën institucionet

Prishtina përfshihet në projekt-buxhetin 2026, Rama: Hap i rëndësishëm për stabilitet

Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Prilli vendimtar për presidentin, Kosova duhet të mbetet në kursin euroatlantik

Zjarri përfshin fabrikën e stiroporit në Prizren, dëmi mbi 400 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën