TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbahet takimi për planin pesëvjeçar të infrastrukturës së futbollit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mbahet takimi për planin pesëvjeçar të infrastrukturës së futbollit

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën është mbajtur takimi për të koordinuar planin pesëvjeçar të infrastrukturës së futbollit në Kosovë. Grupi Koordinues, i cili është krijuar nga MKRS-ja, si dhe përfaqësues të FFK-së dhe të nivelit profesional, ka mbajtur takimin e radhës, e ku ishin të pranishëm edhe ministri Hajrulla Çeku dhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte fillimi i punës intensive në krijimin e standardeve për të gjitha stadiumet në Kosovë dhe nisja sa më e shpejtë e zbatimit të planit pesëvjeçar të infrastrukturës së futbollit, që është prezantuar nga ministri Çeku dhe presidenti Ademi edhe në takimet me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin vitin e kaluar.

Ministri Çeku u shpreh se plani përfshin Memorandumet e Bashkëpunimit të arritura me 16 komunat e Kosovës bashkë me FFK-në për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit. Ministri gjithashtu u angazhua për mobilizimin e të gjitha resurseve financiare për të krijuar një infrastrukturë sportive sa më të mirë.

E kreu i FFK-së, Ademi premtoi mbështetjen e plotë të Federatës për Grupin Koordinues dhe për të gjitha iniciativat për avancimin e futbollit në Kosovë. Ai e vlerësoi këtë takim si hap pozitiv drejt përmirësimit të infrastrukturës së futbollit në Kosovë dhe si një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm mes autoriteteve qendrore, lokale dhe sportive.

Ministri dhe presidenti i FFK-së shfaqën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm, derisa theksuan nevojën për menaxhim më të mirë të objekteve sportive. Grupi Koordinues përbëhet nga Florim Kryeziu, kryesues (MKRS) dhe anëtarët: Drilon Kabashi (MKRS), Muhamet Koca (FFK), Florim Grajçevci (FFK), Gent Gërdovci (FFK), si dhe dy përfaqësues me rotacion nga kolegjiumi për Kulturë, Rini dhe Sport i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Katër persona u qëlluan për vdekje në një motoskaf të regjistruar në SHBA nga forcat kubane

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Alijaj: Familja Jashari po përdoret nga partitë politike në momente bllokade

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Juventusi eliminohet në vazhdime nga Galatasaray

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

Real Madridi vazhdon rrugën në Champions

PSG kalon në 1/8 e finales

PSG kalon në 1/8 e finales

“InfoNata” 25.02.2026

“InfoNata” 25.02.2026

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Dramë në Torino, ndeshja shkon në vazhdime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën