Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se është mbajtur takimi i parë i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Në këtë mbledhje u trajtuan ankesat që lidhen me fusha të ndryshme, duke përfshirë problematikën me njehsorët elektrikë, rritjen e çmimeve të derivateve dhe sektorë të tjerë të interesit të konsumatorëve në Kosovë.
Gjithashtu, u formua një grup punues për hartimin e programit katërvjeçar për mbrojtjen e konsumatorit.
Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantoi raportin me statistikat mbi numrin dhe llojin e ankesave, si dhe mënyrën e trajtimit të tyre.
Ministria theksoi se mbetet e përkushtuar në adresimin e shqetësimeve të konsumatorëve në mënyrë të drejtë dhe transparente.







