TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka mbajtur sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në të cilin delegatët votuan për një sërë ndryshimesh statutare, me qëllim që statuti i FFK-së të jetë në përputhje të plotë me statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe me Ligjin e ri të Sportit të Republikës së Kosovës.

Në këtë kuvend morën pjesë 50 delegatë, ndërsa të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht. Mes tyre u votua edhe për përfaqësuesin e futbollistëve, Samir Ujkani, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Presidenti Agim Ademi, në fjalën e tij para delegatëve, u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin dhe unitetin e treguar.

Ai pas votimit të ndryshimeve statutare falënderoi delegatët unitetin dhe kompaktësinë që kanë treguar në të gjitha kohërat.

”E thanë edhe përfaqësuesit e UEFA-s e FIFA-s se futbolli gjithkund në botë duhet të jetë unik për të shkuar përpara. Tashmë të gjitha klubet dhe ne si FFK jemi në harmoni me Ligjin e Sportit dhe me statutet e UEFA-s e FIFA-s”, tha Ademi.

Punimet e kuvendit, në emër të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafstrom i përshëndeti Marco Ferri, koordinator rajonal i FIFA-s. Ai theksoi bashkëpunimin e frytshëm me FFK-në dhe vuri në pah sukseset e kombëtares së Kosovës.

Në emër të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin, fjalën e mori Jozef Klemen, i cili vuri theksin te uniteti dhe zhvillimi i futbollit..

Ai tha se Kosova si një nga anëtaret më të reja të UEFA-s po bën zhvillim të rëndësishëm të futbollit brenda strategjisë së saj, duke u fokusuar në projekte të mëdha infrastrukturore.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Agjencionit për Sport në MKRS, Fidan Shatri, i cili theksoi rëndësinë e Ligjit të ri të Sportit dhe mbështetjen për organizatat sportive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani vazhon me përforcime

Ballkani vazhon me përforcime

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Kosova mëson kundërshtarët në Kampionatet Evropiane të FIBA-së

Korenica merr çmimin për golin e muajit te Cluji

Korenica merr çmimin për golin e muajit te Cluji

MKRS e vlerëson Kuvendin e FFK-së, Shatri: Prania jonë nuk do të thotë se ky Kuvend është legjitim

MKRS e vlerëson Kuvendin e FFK-së, Shatri: Prania jonë nuk do të thotë se ky Kuvend është legjitim

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

S’ka konstituim të Kuvendit, Haxhiu e Gërvalla nuk marrin votat për kryeparlamentare

Aktgjykimi i Kushtetueses, Shala: Përsëritja e skenarit do të çojë në kolaps institucional

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Maqedonci viziton ekipin e specialziaur të FSK-së i angazhuar për gjetjen e trupit të 30- vjeçarit në Shqipëri

Maqedonci viziton ekipin e specialziaur të FSK-së i angazhuar për gjetjen e trupit të 30- vjeçarit në Shqipëri

Tentim vrasje në Kodrën e Trimave – një në paraburgim, katër në procedurë të rregullt

Tentim vrasje në Kodrën e Trimave – një në paraburgim, katër në procedurë të rregullt

Italia nis hetime ndaj një të dyshuari për “turizëm me snajper” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë

Italia nis hetime ndaj një të dyshuari për “turizëm me snajper” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën