TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MASHTI nis ndalesën e pagave për 32 punëtorët serbë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
MASHTI nis ndalesën e pagave për 32 punëtorët serbë

Kjo praktikë është ndërprerë vetëm pas gjashtë vjetësh – në shkurt të këtij viti, kur Ministria e Arsimit nuk ia ka ndarë rrogën.

Aleksandri ishte punësuar në ministri pas një marrëveshjeje që Kosova dhe Serbia kishin arritur në Bruksel, për integrimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës Mbrojtje Civile.
Mbrojtja Civile ka qenë një strukturë paralele e Serbisë në veri të Kosovës, e cila është shpërbërë në vitin 2015, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Pas kësaj marrëveshjeje, qindra pjesëtarë të kësaj strukture janë punësuar në institucionet e Kosovës.

Duke folur për REL-in, Aleksandri – emri i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë – thotë se kontaktin e parë dhe të fundit me punëdhënësin e tij – në këtë rast Ministrinë e Arsimit të Kosovës – e ka pasur më 5 janar të vitit 2016.

Që nga ajo kohë, ai nuk është angazhuar asnjëherë në punën që i është ndarë.

“Unë kam qenë vetëm atëherë në Prishtinë, e gjitha ka zgjatur pak kohë dhe që atëherë nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Ministria[e Arsimit] dhe asnjë kontakt”, thotë Aleksandri.
Për gjashtë vjet me radhë, ai dhe 31 serbë të tjerë kanë marrë paga nga Ministria e Arsimit pa punuar as edhe një ditë të vetme.

Por, gjithçka ka ndryshuar muajin e kaluar, kur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në Kosovë nuk i ka ekzekutuar pagat për këta punëtorë.
Me ta kuptuar këtë, Aleksandri thotë se së bashku me punëtorët e tjerë kanë bërë ankesë në ministri.

Sipas tij, ministria, me të cilën ka pasur kontratë, nuk i ka ofruar kushte të punës, pasi, siç thotë, ai është dashur të angazhohet në punë në pjesën veriore të Kosovës, ku edhe jeton.
Në anën tjetër, MASHTI thotë se për ndërprerjen e pagave të ish-pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile ka marrë shkas vërejtjen nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) për ekzekutim të pagave për punëtorët që nuk dalin në punë.

“Pas gjetjeve të auditorit, si ministri, menjëherë kemi reaguar dhe zyrtarët përgjegjës janë marrë me këtë rast”, thuhet në një deklaratë të MASHTI-t dërguar REL-it.

ZKA-ja e ka përsëritur vërejtjen e njëjtë për këtë ministri në të paktën tri raporte, gjegjësisht në vitet: 2018, 2019 dhe 2020, por nga MASHTI konfirmojnë se punëtorët nuk kanë dalë në punë që nga emërimi i tyre, më 2016.

Shpenzimet vjetore për pagat e tyre, sipas raportit të ZKA-së, kanë qenë afro 135,000 euro.

Për gjashtë vjet, i bie që ministria të ketë paguar rreth 810,000 euro paga për ta.

Tags: MASHTIndalesapagesa per punetoret serbe
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Dronët e FSK-së “tmerrojnë” Vuçiqin, akuzon Turqinë

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Sulmohet fizikisht nënkryetari i Gjakovës pranë objektit komunal

Presidenti i FSHF-së beson në fitore ndaj Serbisë

Presidenti i FSHF-së beson në fitore ndaj Serbisë

Kosova kryen ditën e tretë të përgatitjeve para ndeshjes me Slloveninë

Kosova kryen ditën e tretë të përgatitjeve para ndeshjes me Slloveninë

Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos

Kombëtarja U21 vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Dronët e FSK-së “tmerrojnë” Vuçiqin, akuzon Turqinë

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Gjykimi për 400kg kokainë, mbrojtja prezanton pamjet e ditës kritike – akuzon Prokurorinë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Banorët e Jezercit pa rrymë që disa ditë

Sulmohet fizikisht nënkryetari i Gjakovës pranë objektit komunal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën