TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

MASHTI distancohet nga zgjedhjet në UP, Nagavci thotë se nuk u përfill reputacioni akademik

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
MASHTI distancohet nga zgjedhjet në UP, Nagavci thotë se nuk u përfill reputacioni akademik

Arberie Nagavci

Nagavci në konferencë për medie të mërkurën, ka thënë se zgjedhjet për anëtarë të KD-së në UP, janë bërë pa u përfillur veprimtaria akademike, por vetëm interesat personale dhe grupore.

“Siç e kam thënë edhe javën e kaluar, zgjedhjet e reja për anëtarë të Këshillit Drejtues riprodhuan situatën e vjetër. Lakmia e individëve për të dominuar me Këshillin Drejtues prodhoi koalicione dhe marrëveshje joparimore brenda Senatit akademik, pjesë e të cilave janë menaxhmenti aktual, përfaqësuesit e stafit akademik dhe përfaqësuesit studentorë. E gjithë kjo rezultoi me një përfaqësim në Këshillin Drejtues, me të cilin nuk mund të jemi të kënaqur. Nuk u përfill as veprimtaria akademike, as reputacioni, as angazhimi shoqëror i individëve, por vetëm interesat personale dhe grupore për ta vënë nën kontroll organin më të lartë qeverisës të Universitetit”, ka thënë Nagavci.

“U zgjodhën 5 anëtarë, në mesin e të cilëve nuk është asnjë grua, përkundër faktit se mbi 60% e stafit të rregullt akademik janë gra. MASHTI distancohet krejtësisht nga ky proces zgjedhor dhe siguron opinionin se nuk ka bërë asnjë lloj ndikimi për asnjë nga kandidatët që kanë garuar për anëtarë të Këshillit Drejtues. Aludimet se kemi ushtruar ndikim përmes një organizate studentore janë të papërgjegjshme dhe nuk kanë asnjë bazë. Isha shumë e qartë në shprehjen e qëndrimit tim në raport me rolin e përfaqësuesve studentorë, të gjithëve pa përjashtim, në këtë proces zgjedhor”, tha Nagavci.

Ministrja Nagavci ka folur edhe për vendimin e Këshillit të Etikës për masat e shqiptuara ndaj profesorëve të UP-së, Bujar Dugollit dhe Ardian Kastratit.

“Me këtë rast dua të rikujtoj se vitin e kaluar kam emëruar 4 anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët e përfaqësojnë MASHTI-in, të gjithë persona me integritet të lartë dhe jashtë organizimit partiak, emrin e të cilëve nuk e gjeni të lakuar për ndonjë skandal siç ndodh me disa të sapoemëruar nga Senati akademik. Këta njerëz, dy gra dhe dy burra, kanë punuar me përkushtim për përmirësimin e gjendjes në Universitet dhe jam e bindur se do të vazhdojnë të punojnë kështu deri në përfundim të mandatit”, ka thënë tutje Nagavci.

“Çështja tjetër të cilës dua t’i referohemi sot janë rastet e raportuara të shkeljeve të etikës në hulumtime dhe publikime që, me Rregulloren përkatëse të Universitetit, definohen si shkelje e rëndë disiplinore. Fillimisht, dua ta përshëndes adresimin e raportimeve të kësaj natyre nga ana e Këshillit të Etikës, i cili tanimë ka shqiptuar masa ndaj dy anëtarëve të stafit akademik. Masat e tilla duhet të kenë efekt parandalues në të ardhmen, si dhe të reflektojnë një distancim të qartë të komunitetit akademik nga praktikat e plagjiarizmit dhe shkeljeve të tjera etike në hulumtime dhe publikime”, u shpreh Nagavci. /EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hendbollistët e ri të Kosovës, shënojnë fitoren e parë në Botëror

Hendbollistët e ri të Kosovës, shënojnë fitoren e parë në Botëror

Vetëvendosje prezanton kandidatët për tri komunat në veri të vendit

Vetëvendosje prezanton kandidatët për tri komunat në veri të vendit

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Serbia pretendon se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Serbia pretendon se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

U hodh në zjarr për t’i shpëtuar nga zjarri të tjerët”, Rama përgëzon policin për veprimin

U hodh në zjarr për t’i shpëtuar nga zjarri të tjerët”, Rama përgëzon policin për veprimin

Igli Tare zbulon prapaskenat si drejtor sportiv

Igli Tare zbulon prapaskenat si drejtor sportiv

Hendbollistët e ri të Kosovës, shënojnë fitoren e parë në Botëror

Hendbollistët e ri të Kosovës, shënojnë fitoren e parë në Botëror

Elvir Gashjani, ylli i javës në Superligë

Gashjani lë Llapin, Batatina e dërgon në kampionatin turk

FSHF-ja ndryshon datën e fillimit të kampionatit në Shqipëri

FSHF-ja ndryshon datën e fillimit të kampionatit në Shqipëri

Jashari shënon golin e parë në sezonin e ri në, Ukrainë

Jashari shënon golin e parë në sezonin e ri në, Ukrainë

Tuci kalon në kampionatin turk

Tuci kalon në kampionatin turk

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X