TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Masakra e Burgut të Dubravës, të mbijetuarit i kërkojnë Kurtit finalizimin e muzeut

Të mbijetuar, familjarë dhe krerë institucional u bënë sot bashkë në burgun e Dubravës, për të kujtuar 27 vjetorin e masakrës që la të paktën 117 të vrarë. Të mbijetuarit i kërkuan kryeministrit në detyrë që të finalizohet muzeu.

by Adea Mustafaj
35 minuta ago
0 0
A A

Me këngën që e këndonin në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli një nga të mbijetuarit e kësaj masakre i kujtoi ditët e kaluara në burg .

27 vjet pas ai thotë se akoma s’e ka gjetur një përgjigje.

“Pyetja që na drejtohet shpesh herë, ne të burgosurve politikë që, dhe të burgosurve të tjerë ordinere, është: Si shpëtuat? Çdo kush na pyet si shpëtuam. Dhe përgjigja është, nuk e di, secilin që e pyet këtë përgjigje ka nuk e di. Mbas zoti e ka shkruar, që ne të mos vdisim gjithë këtu e të mbesim gjallë e ta tregonim të verteten sepse ne jemi për ta tregu të vërtetën”, shprehet Dugolli.

Në këtë përvjetor, u rikthye në vëmendje ekspozita që shpërfaqi shumë pasaktësi për masakrën, e shfaqur para rreth një muaji në qendër të Prishtinës.

“Sot kjo datë na i sjell në kujdes ato ditët e tmerrshme, ndërsa ky përvjetorë është më i rënd se përvjetoret e tjera sepse me ekspoziten e mbajtur në Prishtinë, në sheshin “Nënë Tereza” janë lënduar të gjithë të burgosurit dhe familjarët tanë. Përmes atij prezantimi me komunikata në verzionin e udhës për masakren e Burgut të Dubravës”, Nait Hasani i mbijetuar

E pranishme për homazhe ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu

Nga aty, ajo u shpreh se masakra e Dubravës, nuk mund të trajtohet si krim i zakonshëm lufte.

“Ai që gjendet brenda tij nuk ka as armë, as liri e as mundësi të mbrohet. Jeta e të burgosurit është në duart e institucionit që e ruan. Për këtë arsye, masakra e Dubravës, nuk mund të trajtohet si krim i zakonshëm lufte. Sepse masakra e Dubravës ndodhi brenda një institucioni shtetëror, nën administrimin e shtetit serb, mbi njerëz të paarmatosur, të mbyllur dhe të pambrojtur”, u shpreh Haxhiu.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shpreh se është detyre e Kosovës të ruaj këtë kujtesë.

“Andaj, sot kur kujtojmë viktimat e kësaj masakre, ne nderojmë edhe dëshmitarët e saj. Ata që mbijetuan, ata që rrëfyen, ata që shkruan libra, dhanë dëshmi dhe ruajtën të vërtetën nga harresa. Dëshmia e tyre është pjesë e së vërtetës historike të Kosovës dhe e kujtesës sonë kolektive. Republika e Kosovës ka obligim moral dhe shtetëror që ta ruajë këtë kujtesë, ta dokumentojë të vërtetën dhe të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat. Sepse shteti që kujdeset për kujtesën, mundëson drejtësi dhe ndërton paqe”, tha Kurti.

Pas mbarimit të ceremonisë Ener Dugolli iu drejtua Kurtit me një kërkesë

“Pas zgjedhjeve edhe ministri e ka shpreh gaditshmërin që të ulemi një grup punues dhe ta finalizojmë këtë projektin këtu si muze, ekspozitë. Është idea murale me u bo kjo pjesë që është e kufizume me motive nga masakra e Dubravës dhe pastaj me kompletu komplet kjo pjesa përrreth, një amfiteatër”, ishte kërkesa e tij.

E këtë kërkesë Kurti e aprovoi, ndërsa shtoi se janë duke punuar në padinë për gjenocidt kundër Serbisë.

Masakra e Burgut të Dubravës është një masakër që ka ndodhur nga 19 deri më 24 maj 1999, ku u vranë të paktën 117 të burgosur shqiptarë të Kosovës dhe mbetën të plagosur rreth 200 të tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Më 7 qershor do t’i themi stop krizës

Hamza: Më 7 qershor do t’i themi stop krizës

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore merren në menaxhim nga MBPZHR

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore merren në menaxhim nga MBPZHR

Hamza: Më 7 qershor do t’i themi stop krizës

Hamza: Më 7 qershor do t’i themi stop krizës

Masakra e Burgut të Dubravës, të mbijetuarit i kërkojnë Kurtit finalizimin e muzeut

Masakra e Burgut të Dubravës, të mbijetuarit i kërkojnë Kurtit finalizimin e muzeut

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Pakoja e inflacionit 2.0, qytetarët me vlerësime të ndryshme për ndihmën

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Opozita akuzon Kurtin se po tenton blerjen e votës me ndarjen e 100 eurove për disa kategori

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore merren në menaxhim nga MBPZHR

Rreth 200 mijë hektarë prona pyjore merren në menaxhim nga MBPZHR

Parlamenti i Cyrihut merr vendimin për dhënien e disa kamionëve të mbeturinave për Prishtinën

Katër qytetarë gjobiten me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave në Prishtinë

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën