TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Marshi për Liri” mbahet sot në Prishtinë, qytetarët dalin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

by Tëvë1
46 minuta ago
1
A A
Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Në Prishtinë sot mbahet “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Marshi do të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

Kjo nismë ka marrë mbështetje të gjerë nga qytetarë, organizata, sindikata, institucione dhe figura publike në Kosovë. Mbështetje kanë shprehur edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, kanë shprehur solidaritet me nismën dhe mesazhin e saj për unitet e solidaritet.

Përkrahje për marshin kanë dhënë edhe subjektet politike dhe figura të ndryshme publike, ndërsa thirrjet për pjesëmarrje janë shtuar gjatë ditëve të fundit.

Organizatorët synojnë që mesazhi i “Marshit për Liri” të tejkalojë kufijtë e Kosovës, duke e paraqitur atë si një mobilizim të solidaritetit të shqiptarëve në hapësirat ku ata jetojnë.

Në konferencën e fundit për media, përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, bëri të ditur se në pjesën formale të marshit do të mbajnë fjalime përfaqësues të platformës, të shoqatave të dala nga lufta dhe familjarë të dëshmorëve.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati, ndërsa familjet e dëshmorëve do t’i përfaqësojë Lirjona Sylejman, e bija e dëshmorit Bajram Sylejmani.

Fjalime pritet të mbajnë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe Buna Mustafa, e bija e Sali Mustafës.

Përfaqësuesi tjetër i platformës, Ismail Tasholli, u ka bërë thirrje qytetarëve që marshit t’i bashkohen së bashku me familjet e tyre.

“Le të jetë ky një marsh qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz”, ka deklaruar Tasholli.

Aktivitetet e platformës do të vazhdojnë edhe pas marshit të sotëm. Sipas organizatorëve, më 15 shtator, nga ora 22:00, mbështetësit do të mblidhen në Hagë për “Natën e Pritjes”./teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialeHagëish-kreret e UÇK-sëMarshi per LiriPrishtineprotesteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjini fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Sot është dita të bëhemi bashkë

Gjini fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Sot është dita të bëhemi bashkë

Rama në mbështetje të “Marshit për Liri”: Bashkë për vlerat e përbashkëta

Rama në mbështetje të “Marshit për Liri”: Bashkë për vlerat e përbashkëta

Sot transporti urban falas në Prishtinë

Sot transporti urban falas në Prishtinë

​Dita Botërore e Ndihmës së Parë

​Dita Botërore e Ndihmës së Parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën