TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Marrim pagë sa një mëditje e deputetëve”, protestojnë punëtorët që pastrojnë Kuvendin me pagë 275 euro

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur të martën protestë para këtij institucioni. Ata po kërkojnë paga më të larta. E fajtor për gjithë këtë situatë sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, është kompania e cila çdo muaj merr 18 mijë euro, por punëtorët i paguan vetëm 275 euro.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
“Marrim pagë sa një mëditje e deputetëve”, protestojnë punëtorët që pastrojnë Kuvendin me pagë 275 euro

Që më shumë se 23 vite, Elhame Bislimi punon për mirëmbajtjen e Kuvendit të Kosovës.

Por për detyrat që kryen ajo merr një pagë prej 275 euro.

Kjo shumë, me të cilën paguhet për pastrimin e hapësirës së institucionit legjislativ  nuk është e mjaftueshme.

“Me 275 euro është shumë vështirë me jetu e me mbajt një familje, kurrë rritje nuk kemi pas,ka 20 euro herë 15, shërbimet i bëjmë qysh është  më se miri. Ne e kemi sa një mëditje e deputetëve”, tha punëtorja në Kuvendin e Kosovës, Elhame Bislimi.

Njëjtë sikurse Bislimi, edhe Hanife Hyseni nuk është e kënaqur me pagën të cilën e merr për pastrimin e zyrave të deputetëve, e hapësirave tjera të Kuvendit.

“Po mos me pas të ardhura edhe tjetër kah, besoj as bukë thatë nuk del le më tjetër gjë. Por unë me qet pagë po punoj për kompani jo për veti, se mu në fund të muajit nuk po me jetë asgjë. Neve edhe 1 mijë euro me na dhanë i marrim, por me na dhanë 402 euro njëjtë sikurse atyre në fakultete”, tha një tjetër punëtore – Hanife Hyseni.

Për këtë arsye, të martën këta punëtorë teknik organizuan edhe protestë para Kuvendit të Kosovës.

“Ne punojnë që 20 vite këtu. Ne nuk po kërkojmë asgjë me shumë vetëm aq sa na takon neve me ligj. Neve operatori ekonomik nuk na është përgjigjur, nuk mundemi me punua më me 275 euro kur kemi me udhëtua dhe për ushqim nuk po na mjaftojnë. Paguhemi që 6 vjet me këtë pagë dhe na u ka rritë paga vetëm dy herë nga 20 euro, dy herë për tetë vite”, tha përfaqësuesja e punëtorëve teknikë, Nazife Krasniqi.

Për këtë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat thotë se fajtor është kompania e cila sipas Jusuf Azemit, çdo muaj merr nga buxheti i shtetit 18 mijë euro.

“Shuma të cilën ia përcjellë kompanisë është 18 mijë euro, shuma të cilën e marrin punotret është 6 mijë euro që do të thotë 3 herë më shumë merr pronari i kompanisë sipas llogaritjes që ne e kemi bërë”, tha Azemi.

Nëse deri në javën e ardhshme nuk do të plotësohen kërkesat, këta punëtorë kanë paralajmëruar bojkot të punës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

Plagosen tre persona në Pejë, mes tyre dy shtetas serbë – Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastin

Plagosen tre persona në Pejë, mes tyre dy shtetas serbë – Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastin

Pse u mbyll seanca për publikun seanca për keqpërdorime me rezerva shtetërore?

Pse u mbyll seanca për publikun seanca për keqpërdorime me rezerva shtetërore?

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

“Lule lule”, muzika shqipe jehon në Athinë

“Lule lule”, muzika shqipe jehon në Athinë

Asllani flet pas debutimit te Torino

Asllani refuzon largimin nga Italia

Muriqi i kënaqur me barazimin ndaj Bilbaos

Gara për “Këpucën e Artë”, Muriqi i 20-ti

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

Si narrativat e pazgjidhura të Ballkanit rikthehen në rrjete ekstremiste?

Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

Banka Botërore: Një e katërta e vendeve në zhvillim janë më të varfra se në vitin 2019

Britania e Madhe dhe shtetet evropiane thërrasin ambasadorët iranianë

Britania e Madhe dhe shtetet evropiane thërrasin ambasadorët iranianë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën