TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Marrëveshja për presidentin, Drenori: Enigma mbetet vota e unifikuar e LDK-së, javë vendimtare

by teve1
3 javë ago
2
A A
Marrëveshja për presidentin, Drenori: Enigma mbetet vota e unifikuar e LDK-së, javë vendimtare

Analisti politik Xhavit Drenori ka deklaruar se pas takimit të sotëm ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, çështja kryesore që mbetet e paqartë është se sa e unifikuar do të jetë vota e deputetëve të LDK-së për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Drenorit, zhvillimet e fundit japin sinjale se palët po afrohen drejt një kompromisi për këtë çështje.

“Për mendimin tim, e vetmja çështje që mbetet enigmë tani është se sa e unifikuar është vota e LDK-së. Përndryshe, gjërat kanë filluar të marrin rrugën e duhur që të arrihet një kompromis. Sot, madje për herë të parë në mënyrë eksplicite e tha edhe kryeministri në detyrë që LDK-ja po dëshiron të gjejë një emër për president dhe jo ne duam të sjellim një emër që është nga shoqëria civile, respektivisht partiak, siç thoshte deri sot. Sikur që veç e pranoi që do të jetë ndoshta dikush me një background, nëse jo aktivisht, tashmë i kyçur në LDK. Po besoj që gjatë kësaj jave do të definohet nëse do të ketë ose jo një marrëveshje. Per mendimin tim do të jetë javë vendimtare”, ka deklaruar Drenori.

Ai është shprehur optimist se takimi Kurti-Abdixhiku ka sjellë zhvillime pozitive dhe se arritja e një marrëveshjeje do të mundësonte zhbllokimin e situatës institucionale në vend.

“Për mua personalisht, por po besoj për të gjithë, do të duhej të ishte okej, sepse në fund të fundit neve na duhet që ky ngërç të zhbllokohet, që të ecin proceset përpara dhe Kosovës t’i japin institucione. Prandaj, unë po besoj që sot ka pasur zhvillime pozitive të cilat japin shpresë”, ka thënë Drenori.

Megjithatë, Drenori ka theksuar se edhe në rast të arritjes së një marrëveshjeje për emrin e presidentit, numrat në Kuvend mbeten një sfidë.

“Mos të harrojmë se vetëm me LDK-në numrat për presidentin janë shumë ngushtë dhe kjo mbetet për mua një enigmë e dytë, pas asaj që të arrijnë tek një emër”, ka shtuar ai.

Duke folur për qëndrimet e partive të tjera opozitare, Aleancës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Drenori ka thënë se Aleanca, nëse dëshiron të mbajë qëndrimin e deklaruar publikisht se nuk do ta bllokojë procesin, do të duhej të qëndronte në sallë në rast se LDK-ja propozon një kandidat.

“Nëse Aleanca dëshiron të luajë rolin e saj, siç e ka cekur në publik, që nuk do të bllokojë, por do të jetë, dhe iu jepet një emër nga LDK-ja, unë po besoj që ish dashtë me qëndru në sallë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, sa i përket PDK-së, analisti ka vlerësuar se nuk është e qartë se çfarë qëndrimi do të mbajë kjo parti, duke shtuar se ajo mund të jetë duke pritur vendimin përfundimtar në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

“Për PDK-në nuk e di se çfarë pozicioni do të mbajë, por pozicioni i saj për momentin është i tillë sikur ai pozicioni që e ka pasur LDK-ja pas zgjedhjeve të shkurtit 2025. Dhe unë e arsyetoj, sepse po them, po e presim vendimin përfundimtar në Hagë për t’u sqaruar realisht edhe pozicioni i PDK-së”, ka përfunduar Drenori./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën