TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Hoti: Mundësi e humbur

Pesë vjet kanë kaluar nga marrëveshja ekonomike e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë. Por me mos zbatimin e kësaj marrëveshje, ish kryeministri Avdullah Hoti thotë se vendi ka humbur shumë mundësi. E ngecja e saj, sipas analistëve politik u bë për shkak se të dyja palët nuk patën vullnet për hapa tutje.

nga Fetije Kamberi
3 orë më parë
0 0
A A

Katër shtatori i vitit 2020-të u konsiderua ditë historike për Kosovën dhe Serbinë.

Pesë vjet më parë në Shtëpinë e Bardhë, u nënshkrua një marrëveshje ekonomike në mes dy vendeve në prani të presidentit, Donald Trump.

Por marrëveshja e Uashingtonit që u nënshkrua nga ish – kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk gjeti zbatim në tërësi.

Hoti të enjten tha se mos zbatimi i kësaj marrëveshje është një mundësi e humbur për Kosovën.

“Po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në këtë marrëveshje, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej, me Fushë-Kosovën si port i thatë tregtar që do të lidhte portet e Durrësit dhe të Selanikut, për të vazhduar në veri për Evropën Qendrore. Në aspektin politik, marrëveshja solli njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën disa-vjeçare të mungesës së njohjeve dhe duke e avancuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Për fatin e keq të Kosovës dhe të secilit qytetar, marrëveshja u neglizhua nga institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e vitit 2021. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje, u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme. Sot, pas pesë vitesh, të gjithë pa përjashtim janë të bindur për rëndësinë e saj strategjike, përfshirë ata që e cilësonin si tradhti kombëtare”, ka shkruar Hoti.

Se kjo marrëveshje ka qenë një mundësi e mirë në rrafshin ekonomik dhe politik për vendin e thotë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj.

“Aty ka pasë investime të mëdha për vendin, qoftë në infrastrukturë rrugore sepse është parapa edhe vazhdimi i autostradës por edhe në infrastrukturën energjetike e sot pas pesë viteve jemi duke pa mungesën e madhe që e kemi në energji, cmimet e larta që janë në tregun botëror të energjisë sot dhe kapacitetet tepër të ulta që i kemi. Asnjë megavat shtesë nuk është ndërtu qe pesë vite në Kosovë dhe aty e kemi pasë mundësinë e artë që të kemi termocentralin me gaz në Kosovë”, ka thënë Zogaj.

Por që marrëveshja ka ngecur pa zbatim janë shumë arsye sipas analistit politik, Selam Shkodra.

Ai thotë se arsyeja kryesore është se të dyja palët nuk kanë pasur vullnet për hapa tutje.

Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje Izraeli dhe Kosova shkëmbyen njohje të ndërsjellë, kështu që më 14 mars 2021, Kosova e hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Në kuadër të zotimeve të nënshkruara më 4 shtator në Uashington, Kosova u pajtua që të respektojë një moratorium njëvjeçar, përmes së cilit, nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja obligoi edhe Serbinë, që të pezullojë iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Latifi shprehet i bindur se komunat do ta fitojnë betejën me nivelin qendror për Kontratën Kolektive

Latifi shprehet i bindur se komunat do ta fitojnë betejën me nivelin qendror për Kontratën Kolektive

Aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq – ish-zyrtarja e OSBE-së shpërndau informacione për BIA-n

Aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq – ish-zyrtarja e OSBE-së shpërndau informacione për BIA-n

“Dritë për komunat”, slogani i AAK-së për zgjedhjet lokale

“Dritë për komunat”, slogani i AAK-së për zgjedhjet lokale

Sulm me thikë në Kanada, raportohet për viktima

Sulm me thikë në Kanada, raportohet për viktima

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Latifi thotë se në Rahovec gara do të jetë për vendin e dytë

Drita me arrijte historike, kualifikohet në Ligën e Konferencës

Zidane dhe Pëllumbi përforcojnë Dritën

Latifi shprehet i bindur se komunat do ta fitojnë betejën me nivelin qendror për Kontratën Kolektive

Latifi shprehet i bindur se komunat do ta fitojnë betejën me nivelin qendror për Kontratën Kolektive

Aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq – ish-zyrtarja e OSBE-së shpërndau informacione për BIA-n

Aktakuzë ndaj Jelena Gjukanoviq – ish-zyrtarja e OSBE-së shpërndau informacione për BIA-n

“Dritë për komunat”, slogani i AAK-së për zgjedhjet lokale

“Dritë për komunat”, slogani i AAK-së për zgjedhjet lokale

“InfoNata” 04.09.2025

“InfoNata” 04.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X