TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Marine Le Pen i ndalohet kërkimi i posteve publike për pesë vjet

nga teve1
4 muaj më parë
1
A A
Marine Le Pen i ndalohet kërkimi i posteve publike për pesë vjet

Gjykata franceze ka dënuar të hënën politikanen, Marine Le Pen për përvetësim dhe e ka ndaluar që të kërkojë poste publike për pesë vitet e ardhshme.

Ajo dhe 24 zyrtarë të tjerë të partisë u akuzuan se kishin përdorur para të destinuara për ndihmësit e parlamentit të Bashkimit Evropian për të paguar në vend të kësaj stafin që punonte për partinë midis 2004 dhe 2016, duke shkelur rregulloret e bllokut 27-vendesh.

Gjyqtarja dha vendime fajësie për tetë anëtarë të tjerë aktualë ose ish-anëtarë të partisë së saj, të cilët, si Le Pen, kanë shërbyer më parë si ligjvënës të Parlamentit Evropian. Gjithashtu u dënuan 12 persona që shërbenin si ndihmës parlamentar dhe tre të tjerë. Vetëm një i pandehur u shpall i pafajshëm.

Le Pen e dënoi vendimin për të cilin tha se është “politik” dhe ka për synim ta pengojë që të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027.

“Nëse ky nuk është një vendim politik, nuk e di se çfarë është”, tha ajo në intervistën për TF1.

Ajo e përshkroi vendimin si shkelje të sundimit të ligjit, tha se do të apelonte dhe kërkoi që procedurat gjyqësore të zhvillohen përpara fushatës së 2027-ës. Ajo do të mbetej e papërshtatshme për të qenë kandidate derisa të vendoset apeli.

Le Pen gjithashtu u dënua me katër vjet burgim, ku dy prej tyre duhet t’i vuajë në arrest shtëpiak dhe dy të pezulluar – gjë që nuk do të zbatohej në pritje të apelit, raporton AP.

Reagime kanë ardhur pas vendimit. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, u shfaq shpejt në rrjetet sociale për të shprehur mbështetjen e tij, duke postuar “Je suis Marine!” – Unë jam Marine – në X.

Edhe kundërshtarë politikë të Le Pen shprehën shqetësim, ndër ta ishte ligjvënësi konservator Laurent Wauquiez, i cili tha se vendimi vendosi “një peshë shumë të rëndë mbi demokracinë tonë”.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

Dy vëllezër 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

​Tre zëvendës sherifë të vrarë në një poligon për stërvitje në SHBA

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Pranvera Kastrati emërohet drejtoreshë në sekretariatin e CEFTA-s

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X