TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonia e Veriut popullit të Ukrainës: Nuk jeni vetëm!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Maqedonia e Veriut popullit të Ukrainës: Nuk jeni vetëm!

Maqedonia e Veriut që në ditët e para të agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, i ka dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij shteti. Shteti maqedonas, po ashtu, ka mbështetur të gjitha rezolutat dhe sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ndërsa ka kontribuar edhe me pajisje ushtarake dhe ndihma tjera të nevojshme për popullatën e rrezikuar ukrainase.

Veç kësaj, Maqedonia e Veriut, që në ditët e para të luftës shprehu gatishmërinë për të strehuar të gjithë ata shtetas ukrainas që do të arrinin në territorin e saj.

Aktualisht, rreth 6.500 shtetas të Ukrainës kanë gjetur strehim në këtë vend, ndërsa afër 400 prej tyre kanë kërkuar strehim të përkohshëm për arsye humanitare. Të tjerët kanë kaluar në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian.

Sergej Lagoda nga qyteti ukrainas Buça jeton në Shkup me familjen e tij. Fëmijët e tij janë regjistruar në kopsht dhe shkollë, por Sergei akoma nuk ka arritur të gjejë një vend pune.

“Në Maqedoni [të Veriut] na pritën bukur, fillimisht na siguruan strehim falas në një hotel. Na pëlqeu këtu, njerëzit janë mikpritës, nuk është vend i shtrenjtë. Por, për punësim, për të huajt dhe refugjatët është problematike. Mirëpo, unë takova ukrainas tjerë në Maqedoni, në përgjithësi gjithçka është në rregull”, thotë Sergej.

Natalija Tasevska dhe Aleksandar Petrovski erdhën në Maqedoni të Veriut për shkak të marrëdhënieve familjare në Shkup. Bashkëshorti i Tasevskës dhe babai i Petreskit janë maqedonas, ndaj vendimi për të ardhur në Maqedoninë e Veriut ishte i pritshëm.

“Në fillim jetonim me të afërmit, por ishte e vështirë për dy familje në një apartament, jo për një muaj, as për dy, e lëre më një vit të tërë. Ne banonim në apartament, paguanim qiranë, punon vetëm burri. Tani kemi ndërruar vendbanimin dhe duam ta dërgojmë fëmijën në kopsht dhe unë do të kërkoj punë. Dua të kthehem, por nuk e planifikojmë ende kur”, thotë Natalia.

Aleksandri thotë se në Maqedoninë e Veriut ka arritur të gjendet mirë, ka krijuar një shoqëri të mirë.

“Kam shumë miq maqedonas, sepse janë njerëz shumë të mirë, duan të bëni shoqëri, të ecni me ta, të bisedoni, mësimdhënësit janë të shkëlqyer. Nuk është e vështirë. Më duhej pak kohë për të komunikuar dhe pastaj gjithçka ishte e lehtë”, thotë ai.

Drejtuesit e institucioneve thonë se shtetasit ukrainas do të kenë përkujdesjen maksimale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa urojnë që vendi i tyre të çlirohet sa më shpejt dhe ata të mund të kthehen në vatrat e tyre.

“Populli ukrainas nuk është i vetëm në betejën për paqe dhe drejtësi”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai i ka dërguar një video mesazh popullit ukrainas si shenjë e mbështetjes për guximin dhe vendosmërinë e tyre në rezistencën ndaj pushtimit ushtarak nga Rusia tash e një vit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për vuajtjet që keni kaluar gjatë 12 muajve të fundit. Ne solidarizohemi me ju. Maqedonia e Veriut, si kryesuese me OSBE-në, do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira. Kjo mbështetje do të jetë edhe më e fortë kur më në fund të kthehet paqja. Ky është angazhimi dhe synimi ynë. Ju nuk jeni vetëm”, thuhet në mesazhin e Osmanit drejtuar popullit ukrainas./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Izraeli njofton se ka filluar sulmet në jug të Libanit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

Një person i lënduar rëndë nga detonimi i një veture në Gjilan

“InfoNata” 05.08.2026

“InfoNata” 05.08.2026

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Dyshohet për shpërthim në një veturë në Gjilan

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën