TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci takon zyrtaren e lartë të NATO-s: Synojmë anëtarësimin, FSK po zhvillohet sipas standardeve të aleancës

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Maqedonci takon zyrtaren e lartë të NATO-s: Synojmë anëtarësimin, FSK po zhvillohet sipas standardeve të aleancës

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar sot me znj. Burcu San, Zëvendës-Ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione. Takimi u fokusua në sigurinë rajonale, bashkëpunimin me NATO-n dhe përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në aleancë.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Maqedonci tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me sfidat dhe arritjet e Kosovës në fushën e mbrojtjes, përmes bashkëpunimit me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

“Kisha kënaqësinë që sot të takoj znj. Burcu San me të cilën diskutuam për tema të shumta që ndërlidhen me sigurinë, sfidat, arritjet dhe bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n,” ka shkruar Maqedonci.

Ministri theksoi se Republika e Kosovës e ka të qartë orientimin e saj euroatlantik dhe është e përkushtuar që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet sipas standardeve të NATO-s, jo vetëm në aspektin e armatimit, por edhe në edukimin e kuadrove ushtarake profesionale.

“Republika e Kosovës synon të bëhet pjesë e aleancës së madhe të NATO-s dhe bazuar në standardet e kësaj aleance jemi duke vazhduar zhvillimin e FSK-së,” theksoi ministri.

Ai vuri në pah edhe angazhimin ndërkombëtar të FSK-së, duke përmendur pjesëmarrjen në misionin britanik Interflex dhe në Koalicionin për Deminim në ndihmë të forcave ukrainase, si dëshmi e kapaciteteve të saj në përballje me sfidat moderne të sigurisë.

“Pjesëmarrja e ushtrisë tonë në misionin Interflex me Mbretërinë e Bashkuar dhe Koalicionin e Deminimit është tregues i orientimit tonë drejt politikave demokratike Euro-Atlantike, por edhe i kapaciteteve tona të krahasueshme me ushtritë e tjera,” tha Maqedonci.

Takimi me zyrtaren e NATO-s vjen në një kohë kur Kosova po kërkon të forcojë pozicionin e saj ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe të avancojë drejt anëtarësimit në organizatat euroatlantike.

Tags: Ejup MaqedonciNATOtakimeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

“InfoNata” 15.10.2026

“InfoNata” 15.10.2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën