Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me kongresistin amerikan Jim Himes gjatë Forumit të Sigurisë së Varshavës, me të cilin ka diskutuar për fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se Himes është anëtari më i lartë demokrat në Komitetin për Inteligjencën në Kongresin amerikan.
Ministri ka thënë se e ka falënderuar kongresistin Himes për mbështetjen e tij shumëvjeçare, në cilësinë e bashkëkryesuesit të Grupit të Kongresit Amerikan për Çështjet Shqiptare.
“Gjatë Forumit të Sigurisë së Varshavës, takova Kongresistin Jim Himes nga Connecticut, anëtarin më të lartë demokrat në Komitetin për Inteligjencën në Kongresin amerikan.E falendërova Kongresistin Himes per mbështetjen e tij shumëvjeçare si bashkëkryesues i grupit të Kongresit amerikan për çështjet shqiptare. Diskutuam bashkë për fuqizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe për zhvillimin e metejmë të partneritetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën mbrojtjes dhe sigurisë”, ka shkruar Maqedonci./teve1.info/







