Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka renditur prioritet e dikasterit që udhëheqë për vitin 2024.
Ai në një nga prioritetet për këtë vite ka përmendur investimet në sisteme moderne të armatimit.
Maqedonci ka përmendur edhe ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zgjerimin e infrastrukturës.
“Prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024. Zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info