TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë në emisionin “Mesditë” në tëvë1 ka deklaruar se LVV-ja ndihet përgjegjëse si të gjitha partitë e tjera për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Maqedonci ka thënë se partitë opozitare duhet të reflektojnë dhe jo ta shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së.

Ndërkohë, ai tha se LVV-ja është duke theksuar nevojën që ka vendi për një koalicion më të gjerë me LDK dhe NISMËN.

“Patjetër që ndihemi përgjegjës siç ndihen të gjithë që nuk po konstituohet Kuvendi, mirëpo të paktën LVV ka bërë hapa që kërkohet nga ajo që ka bërë për konstituimin e Kuvendit, partitë opozitare duhet të reflektojnë nuk duhet ta shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së konstituimin e Kuvendit, le të kalojë në fazën tjetër kur votohet qeveria pastaj aty janë mundësitë. Kryeministri Kurti edhe me letrën e dërguar për Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëpunim politik por edhe në vazhdimësi është duke theksuar nevojën që ka vendi ynë për një koalicion më të gjerë duke përfshirë LDK dhe Nismën normalisht kjo vjen për shkak të nevojës që ka Republika e Kosovës që të ketë një qeveri stabile për shkak të rrethanave ndërkombëtare dhe nevojës që kemi institucione stabile, mirëpo po shohim që kemi një refuzim nga LDK për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës”, ka deklaruar Maqedonci.

Ndërsa, sa i përket PDK-së, ministri në detyrë tregon se Kurti në detyrë ka deklaruar se qeverisë nuk i duhet të gjitha partitë politike, sepse sipas tij do të ketë mungesë opozite.

“PDK është partia e dytë dhe është partia që duhet të qëndroj në opozitë duke pas parasysh faktin qe Kosova duhet të ketë opozitë për atë edhe kryeministri Kurti pra e ka theksuar disa herë që ne nuk jemi për një qeveri ku duhet të përfshijë të gjitha partitë politike në të sepse në atë rast ne do të kemi mungesë opozite e cila normalisht që është një element vet korrigjues për shtetin”, tha ai ndër të tjera në emisionin “Mesditë” në tëvë1./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Na u prezantua me identitet të rremë” – Polici rrëfen se si e arrestoi Jovan Viqentijeviqin për sulmin në Ibër-Lepenc

“Na u prezantua me identitet të rremë” – Polici rrëfen se si e arrestoi Jovan Viqentijeviqin për sulmin në Ibër-Lepenc

As rigjykimi s’e shpëton Shaqir Lutvijën – 10 vite burgim për krime lufte në Prizren

As rigjykimi s’e shpëton Shaqir Lutvijën – 10 vite burgim për krime lufte në Prizren

“Rrogat për toke, e çmimet lartë”, qytetarët të indinjuar me shtrenjtimin e naftës

“Rrogat për toke, e çmimet lartë”, qytetarët të indinjuar me shtrenjtimin e naftës

QKUK jep detaje pas rënies së vinçit në Prishtinë: Një i ri humb jetën, tjetri në gjendje stabile

Humb jetën njëri nga të lënduarit pas rënies së vinçit në Prishtinë

Humb jetën njëri nga të lënduarit pas rënies së vinçit në Prishtinë

“Ditari”- 28.07.2026

“Ditari”- 28.07.2026

62-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga kamioni në Portin e Durrësit

62-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga kamioni në Portin e Durrësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën