Ushtruesi i detyrës së zëvendës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n, Alton Buland, ka takuar sot Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në Pentagon.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, u riafirmua angazhimi i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës për forcimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e mbrojtjes.
Në këtë të dy zyrtarët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë dhe të përbashkët për të avancuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe për të përmbushur objektivat e përbashkëta në kuadër të NATO-s. /teve1.info/
Earlier today, Acting Deputy Ass’t Sec. of Defense for European and NATO Policy, Alton Buland, met Kosovo’s Minister of Defense Ejup Maqedonci at the Pentagon to reaffirm the strong partnership between the U.S. 🇺🇸 and Kosovo 🇽🇰 and the importance of our defense relationship. pic.twitter.com/XDbo2W5l80
— DoD Policy (@DOD_Policy) January 15, 2025