TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci në Gjermani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Maqedonci në Gjermani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të angazhimeve zyrtare, të enjten ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit për Mbrojtje në Bundestagun gjerman, Thomas Röwekamp, si dhe me anëtarët e këtij komisioni.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe për objektivat e përbashkëta strategjike.

Ai ka thënë se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj misionit të KFOR-it, duke theksuar rolin e tij në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Sipas tij, Republika e Kosovës mbetet një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, duke kontribuar përmes angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare, përfshirë në Kuvajt dhe Ishujt Falkland.

Maqedonci ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet një objektiv strategjik i Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë për këtë proces.

“Republika e Kosovës mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit, standarde këto që përbëjnë bazën e çdo partneriteti serioz në fushën e mbrojtjes dhe që ne i zbatojmë si parim i pandryshueshëm”, ka shkruar ai.

Në fund, Maqedonci ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë po vazhdon të thellohet, i bazuar në vlera demokratike dhe besim të ndërsjellë./teve1.info/

Tags: Ejup MaqedonciGjermaniKosovaNATO
ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit: Zyra në Hagë nuk e përjashton mandatin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph

Shiroka Pula priti në takim profesorin amerikan Edward Joseph

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim, e quan edhe organizatë kriminale

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim, e quan edhe organizatë kriminale

Termokos nis sezonin e ri të ngrohjes me kapacitet të kufizuar

“Ditari” 15.10.2026

“Ditari” 15.10.2026

Presidenti i Shqipërisë me mesazh për protestuesit: Jam i hapur për këdo që kërkon dialog

Presidenti i Shqipërisë me mesazh për protestuesit: Jam i hapur për këdo që kërkon dialog

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim, e quan edhe organizatë kriminale

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion dhe frikësim, e quan edhe organizatë kriminale

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

Kreu i Policisë së Shqipërisë: Kemi dokumentuar çdo akt dhune, do të përgjigjemi me forcën e ligjit

Termokos nis sezonin e ri të ngrohjes me kapacitet të kufizuar

Termokos nis sezonin e ri të ngrohjes me kapacitet të kufizuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën