Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Maqedonci ka shprehur vlerësimin e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga komandant Barduani gjatë periudhës njëvjeçare të shërbimit të tij në Kosovë.
“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, janë mirënjohës për profesionalizmin, angazhimin dhe përkushtimin e tij në krye të komandës së KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.