TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Deklaratat e Vuçiqit janë të pasakta, dronët po përdoren brenda territorit

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Maqedonci: Deklaratat e Vuçiqit janë të pasakta, dronët po përdoren brenda territorit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Tëvë1 ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se dronët “Bayraktar” po i vëzhgojnë bazat ushtarake të Serbisë.

Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po i përdor dronët “Bayraktar” për t’i testuar dhe për të siguruar siguri për të gjithë qytetarët në Kosovë.

“Absolutisht, është e pasaktë kjo deklaratë e presidentit Vuçiq. Kapacitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të fokusuara në ndërtimin e elementëve për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit tonë. Në këtë aspekt edhe dronët ‘Bayraktar’ si pjesë e sistemit të armatimit… i inventarit të FSK-së është pjesë përbërëse e njësive operacionale të FSK-së dhe ne në kuadër të FSK-së kemi njësinë e sistemeve ajrore pa pilotë që kryen operim me dronët “Bayraktar” dhe normalisht që operimi i tyre bëhet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa pasur synim vëzhgimin e asnjë vendi fqinj dhe pa pasur synim shkeljen e hapësirës ajrore të asnjë vendi. Normalisht bazuar në planin e operimit këta dronë fluturojnë në qiellin e Kosovës gjithmonë pra me synimin që të testohen, të operohet me ta me qëllim të vëzhgimit të terrenit në Republikën e Kosovës”, tha ai për Tëvë1.

I pyetur se a ka ndonjë tentativë  nga Serbia për të kryer ndonjë sulm, ai tha se rreziku ekziston përderisa grupi i terroristit Millan Radoiçiq nuk është ndëshkuar ende për sulmin e 24 shtatorit, ku mbet i vrarë heroi Afrim Bunjaku.

“Është thënë nga institucionet tona disa herë që vetë mosndëshkimi i grupit të Radoiçiqit dhe grupeve të tjera kriminale dhe terroriste që kanë operuar në veri të vendit dhe që kanë tentuar aneksimin e territorit të Republikës së Kosovës më datë 24 shtator, pra vetë mosndëshkimi i tyre paraqet rrezik, pra prezenca e tyre në Serbi, organizimi i tyre edhe funksioni i tyre brenda territorit të Serbisë gjithmonë të mbështetur nga strukturat e Republikës së Serbisë. Pra, derisa Serbia nuk distancohet nga veprimet që ka marrë ky grup, nuk merr masa për këto veprime atëherë rreziku ekziston”, deklaroi Maqedonci./teve1.info/

Tags: dronet BayraktarEjup Maqedonci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Në kërkim të fatit të të pagjeturve – Për të katërtën ditë vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive

Haxhiu takon nënkryetarët e partive parlamentare, diskutohet për seancën konstituive

Si u pa rivaliteti politik brenda LDK-së?

Si u pa rivaliteti politik brenda LDK-së?

Smajlaj: Abdixhiku e Osmani po përgatiten për t’i larguar disa figura të rëndësishme nga LDK

Gashi: Abdixhiku ka krijuar vetëm kriza brenda LDK-së

Gashi: Abdixhiku ka krijuar vetëm kriza brenda LDK-së

Përfshihet nga zjarri një objekt në Rrugën B në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një objekt në Rrugën B në Prishtinë

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën