TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonasja Radmila Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Maqedonasja Radmila Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

Radmila Shekerinska, ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake.

NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme.

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar I plotë”, tha Rutte.

Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.

Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.

Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

Disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonimë, thanë për Radion Evropa e Lirë se ekzistonte një dëshirë e fortë që këtë pozitë ta merrte dikush nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe ajo t’i takonte një gruaje.

Ndër kandidatët e tjerë ishin ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Maria Gabriel, ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, dhe Olivera Injac, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në Malin e Zi nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Shekerinska do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jashtë Bashkimit Evropian. Aktualisht, ajo është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë.

Roli kryesor i zëvendësit të sekretarit të Përgjithshëm është ta zëvendësojë kreun dhe t’i kryesojë takimet e 32 ambasadorëve në Këshillin Veri-Atlantik dy herë në javë, ose në çdo takim urgjent, përfshirë edhe Këshillin NATO-Ukrainë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

​Lumir Abdixhiku i pari që hyn në Kuvendin e Kosovës

Dy raste të vdekjes dhe 317 shërbime mjekësorë në 24 orët e fundit QKUK

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për dhunë fizike ndaj prindit të tyre

Policia e Kosovës sekuestron tre kg marihuanë, i del punë të përdorë edhe armën e zjarrit

Lëndohet në vendin e punës një person në Shtime, përgjegjësi i kompanisë shoqërohet në Polici

Policia gjen pistoletë dhe fishekë në një veturë në Çagllavicë

Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Dyshohet se kishte shenja të dhunës

Sot vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Moti sot

Moti sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën