Një baner me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti është djegur në Skenderaj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Manxhuka për këtë veprim e ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës.
“VITI 2025. Kësaj radhe qenka djegë me benzinë baneri i Kryeministrit në Skënderaj. Sigurisht, PDK mundet ma mire”, ka shkruar ai në Facebook.