Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.
Gjatë një deklarate për media këtë të enjte Manja, theksoi se organet ligjzbatuese po punojnë me partnerët e huaj për lokalizimin dhe ekstradimin e 6 personave të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.
“Po bashkëpunojmë me institucionet e huaja në lidhje me ngjarjen. Do bëjmë të mundur ekstradimin e këtyre personave dhe vënien e tyre para drejtësisë. Kam përgëzime për policinë dhe prokurorinë që zbardhën ngjarjen e shëmtuar. Jemi në bashkëpunim me prokurorinë. Jam i bindur se shumë shpejt dhe homologët do na përgjigjen me të njëjtën shpejtësi”, tha Manja.
Kujtojmë se ditën e djeshme u zbulua se plani për vrasjen e 50-vjeçarit kishte nisur më shumë se 3 muaj më parë dhe se grupi i vrasësve të dyshuar është:Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik, Ruben Saraiva, ekzekutori portugez Harry Simson, britanik, Thomas Mithan, britanik, Steven Hunt, britanik në rolin e vëzhguesit, Harriet Bridgeman, britanik./euronews.al/