TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mania e Nigerisë me rekordet Guinness

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Mania e Nigerisë me rekordet Guinness

Deri në momentin që do të përfundoni leximin e këtij teksti, ka shumë mundësi që ndonjë nigerian të ketë tentuar të thyejë ndonjë rekord botëror Guinness.

Në këtë shtet – me popullsinë më të madhe në Afrikë – është edhe e vështirë të mbash mend të gjitha tentimet për ta thyer rekordin Guinness.

Dikush ka tentuar të këndojë 200 orë, një burrë ka qarë pa pushim, ndërsa një grua është izoluar në ambiente të brendshme.

Dhe, dihet saktë edhe koha kur thyerja e rekordeve është bërë obsesion për këtë shtet me 200 milionë banorë – kur qindra njerëz e kanë shikuar kuzhinieren Hilda Baci duke gatuar.

Ajo ka gatuar për 100 orë, por ora ia ka regjistruar 83 orë e 11 minuta, periudhë e pamjaftueshme për ta krijuar një rekord të ri.

Që atëherë, gati secila shtëpi e ka nga një orë digjitale, e cila tregon se dikush në shtëpi po tenton të thyejë rekord.

Edhe shtëpia e rekordeve Guinness është në hall për ta zënë ritmin.

Paraprakisht Guinness ka thënë se njerëzit duhet fillimisht të aplikojnë para se të tentojnë të thyejnë rekord të ri.

Mirëpo, ky njoftim nuk u ka pëlqyer nigerianëve, pasi një masazhatore e ka rrezikuar edhe veten duke tentuar të thyejë rekord për kohën më të gjatë të kaluar duke bërë masazh.

Mirëpo, ajo ka hequr dorë nga ai tentim, duke shtuar se 50 orët e saj kanë qenë të mjaftueshme për të shënuar rekord, ndonëse ajo nuk ka aplikuar për Guinness.

Sikurse ajo kanë vepruar edhe shumë banorë tjerë, që kanë bërë tentime për të thyer rekord, pa aplikuar paraprakisht dhe pa i respektuar rregullat.

Dy kuzhinierë i kanë ndalur sobat e tyre dhe kanë fjetur gjatë tentimeve të tyre, duke u diskualifikuar.

“Për ta shmangur zhgënjimin, është e rëndësishme të sigurojmë se ajo çfarë dëshironi të provoni është në titujt e rekordeve dhe se i kuptoni udhëzimet”, ka thënë një përfaqësues i Guinness.

Ai ka thënë se organizata e ka vërejtur një rritje të numrit të aplikimeve të nigerianëve, mirëpo nuk mund të konfirmojë nëse ndonjë fitore e dikujt ka kontribuuar.

Një burrë që e ka marrë shumë seriozisht garën është mësuesi John Obot, i cili ka tentuar të thyejë rekordin e të folurit me zë të lartë pa u ndalur.

Ai është duke kërkuar miratimin e aplikimit nga Guinness dhe është duke bërë prova që të thyejë rekordin aktual – 124 orë duke folur me zë të lartë – që e mban Rysbai Isakov nga Kirgizia.

Obot planifikon të lexojë me zë të lartë, pa u ndalur, për 140 orë në qytetin Uyo në jug të Nigerisë.

“Motivi im është që të nxis kulturën e leximit në Nigeri”, ka thënë ai.

“Kam zgjedhur një rekord që ka kuptim”, ka shtuar ai, duke përmendur se ka disa që tentojnë të thyejnë rekord edhe për hapjen e sa më shumë kokrrave të kokosit vetëm me dhëmbë.

“Çfarë vlere ka ai rekord, apo ajo e njerëzve që puthen?”, ka pyetur Obot.

Tentimi për puthjen më të gjatë është ndaluar në shtetin Ekiti – ku ishte planifikuar të mbahej, pasi autoritetet kanë paralajmëruar se do të kenë pasoja nëse zhvillohet diçka e tillë.

“Gara e puthjes, jo vetëm që është absurde, por është e pamoralshme, e pashëndetshme dhe mund ta denigrojë imazhin e Ekitit”, është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Kulturës.

Ndërkohë edhe dërrmimi fizik që shkaktohet nga disa tentime për të thyer rekord, përbën aspekt shqetësues.

Tembu Ebere, i cili po qan vazhdimisht, ka thënë se është përballur me probleme serioze shëndetësore – ka kokëdhimbje, ënjtje në fytyrë dhe është verbuar pjesërisht për 45 minuta.

“Më është dashur ta ndryshoj strategjinë dhe ta ndali vajtimin”, ka thënë ai, ndonëse ka treguar se nuk ka aplikuar paraprakisht për thyerje të rekordit, prandaj edhe nuk do të mund të jetë në listë zyrtare.

Përveç famës dhe vëmendjes për të finalizuar një përpjekje, garuesit shpresojnë që të sigurojnë edhe të hyra personale.

Zonja Baci ka siguruar udhëtime falas për një vit nga një kompani ajrore nigeriane, në mesin e shumë dhuratave tjera.

“Më është dashur të bëj diçka përtej të zakonshmes për ta vendosur veten në hartë, për ta vendosur Nigerinë në hartë”, ka thënë Baci për transmetuesin britanik BBC.

Mesa duket, ajo i ka realizuar të dyja.

Tags: GuinnessMania e Nigerisërekorde
ShareTweet

Postime të ngjashme

Forca e pazakonshme e njerëzve me sy të kafenjtë: Keni këto përparësi dhe nuk jeni të vetëdijshëm për këtë

Forca e pazakonshme e njerëzve me sy të kafenjtë: Keni këto përparësi dhe nuk jeni të vetëdijshëm për këtë

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

Pse gjatë verës ndihemi më të lodhur, më të acaruar dhe kemi më pak oreks?

Pse gjatë verës ndihemi më të lodhur, më të acaruar dhe kemi më pak oreks?

Si t’i menaxhoni pushimet me fëmijët?

Si t’i menaxhoni pushimet me fëmijët?

PDK mban konferencë për media

Ligji për Specialen, mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Ligjin për Specialen kërkojnë shqyrtim të specializuar në Kuvend

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku kujton Adem Beqirin pas identifikimit të eshtrave të tij

​“Kuvendi të veproj me urgjencë”, Kryeziu thotë se seanca duhet të thirret sonte, më së largu deri nesër për ndryshimin e Ligjit për Specialen

​“Kuvendi të veproj me urgjencë”, Kryeziu thotë se seanca duhet të thirret sonte, më së largu deri nesër për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Projektligji për Specialen vështirë të përfundojë para 6 tetorit, procedura kërkon së paku pesë ditë

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Gashi: Zjarri në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, një nga më të mëdhenjtë e dekadës së fundit

Gashi: Zjarri në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, një nga më të mëdhenjtë e dekadës së fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën