TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mandl: Serbia të ndryshojë qasje në raport me Kosovën

Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, ka kritikuar qeverinë e Serbisë për agresivitetin e treguar karshi Kosovës pasi kjo e fundit siguroi një njohë të rëndësishme nga Kenia. Mandl thotë se Serbia akoma nuk po e kupton realitetin, ndërsa shprehet kritik edhe për qasjen e BE-së karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

by Shpat Blakcori
12 muaj ago
6 0
A A

Me ndërmjetësimin e Brukselit janë arritur disa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ku kjo e fundit zotohet se nuk do ta pengojë shtetin më të ri në Evropë të sigurojë njohje të reja dhe në procesin e anëtarësimit nëpër organizata ndërkombëtare.
Por, shteti fqinj i shkeli sërish marrëveshjet.

Ministria e Jashtme e Serbisë, reagoi me agresivitet kur e pranoi lajmin se Kenia ka vendosur ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Serbia e ka konsideruar një akt armiqësor njohjen e Kosovës nga Kenia, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masat e nevojshme diplomatike dhe politike ndaj saj.
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, thotë se këto lëvizje të Serbisë dëshmojnë se ajo akoma nuk e pranon realitetin për Kosovën.

“Më vjen keq kur shoh deklarata të tilla nga qeveria e Serbisë. Kjo dëshmon edhe njëherë që qeveria serbe nuk e kupton realitetin. Nëse Serbia do të ndryshonte qasje do të përfitonte jashtëzakonisht shumë në aspektin ekonomik duke u bërë motor i Ballkanit Perëndimor. Megjithatë janë për keqardhje qëndrimet agresive të pushtetit në Serbi. Konsideroj se qeveria atje duhet t’i ndryshojë qëndrimet sepse ashtu po kërkojnë edhe qytetarët e shumtë që po protestojnë kundër atij regjimi”, tha ai për Tëvë1.

Megjithatë Mandl u shpreh kritik edhe ndaj Bashkimit Evropian.

Deputeti i Parlamentit Evropian, thotë se BE-ja ka nevojë për reforma dhe se duhet të krijohen rrethana të reja politike për pranimin e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në bllok.

“Shoh se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vizion për t’u bashkuar me bllokun evropian. Në anën tjetër në BE ka disa sfida në aspektin politik dhe teknik. Shtetet anëtare të unionit evropian duhet t’i bëjnë detyra e shtëpisë për të krijuar traktate të reja që t’i hapet rruga e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Jemi duke e përjetuar periudhën më të gjatë në histori që kur është anëtarësuar për herë të fundit një shtet në familjen evropiane. Shteti i fundit që bë pjesë e Bashkimit Evropian është Kroacia në vitin 2013”, tha Mandl.
Nga Bashkimi Evropian e kanë bërë të qartë se Kosova dhe Serbia nuk mund të anëtarësohen në BE nëse nuk i normalizojnë plotësisht marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

LVV propozoi tre emra për KQZ-në, Cakolli: Kjo krijon paqartësi dhe rrezikon funksionalizimin

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Partitë dërgojnë emrat te presidentja për anëtarë të KQZ-së

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

LVV propozoi tre emra për KQZ-në, Cakolli: Kjo krijon paqartësi dhe rrezikon funksionalizimin

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Partitë dërgojnë emrat te presidentja për anëtarë të KQZ-së

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Specialja pranon dëshmitë e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, njëri nën masa mbrojtëse

Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi, i lë në fuqi për 10 të tjerët

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Drita këndellet dhe ruan hapin me liderin

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën