TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mancini përgatit “super-finalen”, ia beson sulmin një 18-vjeçari

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mancini përgatit “super-finalen”, ia beson sulmin një 18-vjeçari

Bota e futbollit me sytë nga “Wembley”. Të mërkurën e 1 qershorit, Italia kampione Europe dhe Argjentina kampione e Amerikës Latine, do të përballen në një super-finale, që merr një rëndësi të veçantë për vetë atë çka përfaqësojnë dy skuadrat.

Sfida, që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport, do të jetë e veçantë për një mbrojtës legjendar si Giorgio Chiellini, që pikërisht aty ku u shpall kampion Europe thuajse një vit më parë në finalen përballë Anglisë, do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Italisë.

Trajneri Roberto Mancini ka bërë publike listën me 30 futbollistët që do të ketë në dispozicion për këtë sfidë, teksa risia quhet Wilfried Gnonto, sulmues i dalë nga akademia e Interit, por që luan me zviceranët e Zyrihut.

Vetëm 18-vjeç, Gnonto ka spikatur me talentin e tij dhe ka luajtur me Italinë deri në brezin U19, ndërsa tani është gati për hapin e madh dhe nuk përjashtohet mundësia që debutimi me fanellën e kaltër të vijë pikërisht ndaj Argjentinës së Lionel Messit me shokë.

Gnonto merr kështu vendin e Insignes së dëmtuar në repartin e avancuar të Italisë, ndërsa në listë është edhe mbrojtësi i Romës, Spinazzola, i cili rikthehet në përfaqësuese thuajse një vit pas atij dëmtimi të rëndë në gjysmëfinalet e Europianit ndaj Belgjikës, më 2 korrikun e vitit të kaluar.

Lista e Italisë:
Portierë: Cragno, Donnarumma, Gollini, Meret (oltre a Sirigu, infortunato).

Mbrojtës: Di Lorenzo, Florenzi, Lazzari; Acerbi, Bastoni, Bonucci, Chiellini; Emerson, Spinazzola.

Mesfushorë: Barella, Cristante, Frattesi, Jorginho, Locatelli, Pessina, Tonali, Verratti.

Sulmues: Belotti, Bernardeschi, Gnonto, Insigne, Pellegrini, Politano, Raspadori, Scamacca.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën