TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Manchester City – Dortmund, derbi i së mërkurës në Champions

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Manchester City – Dortmund, derbi i së mërkurës në Champions

Disa prej ndeshjeve kryesore të fazës së ligës në Champions u luajtën të martën mbrëma. Por të mërkurën janë edhe nëntë ndeshje të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit. Kjo ndeshje fillon në ora 21:00.

City e Dortmundi janë skuadrat e vetme që në tri xhiro i mblodhën nga shtatë pikë, përkatësisht që kishin nga dy fitore e një barazim. Të dy skuadrat synojnë fitore për të mbetur në garë për tetë pozitat e para, që dërgojnë direkt në një tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City, është kthyer edhe në garë për titull në Premier League. Pas xhiros së dhjetë i ka 19 pikë dhe mban vendin e dytë në tabelë. Në fundjavë, City fitoi 3:1 ndaj Bournemouthit.

“Nuk do të jetë lehtë. Dortmundi në këtë garë gjithnjë paraqitet mirë. Gjithnjë shfaqet në fazë të vonshme. Por me nëntë pikë të tjera ne kualifikohemi dhe mund të jemi në tetë skuadrat më të mira”, ka thënë trajneri i Cityt, Guardiola.

Në konferencë foli edhe Erling Haaland. Ai ka thënë se nuk mendon për rekordet, ndërsa ka thënë se askush nuk mund t’i afrohet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Kam pasur 57 gola një edicion, por nuk mendoj për rekorde. Fokusohem në ndeshjen e ardhshme. Kështu duhet të mendoj. Çka them për krahasimet me Cristiano Ronaldon apo Lionel Messin? Askush nuk mund të afrohet pranë tyre. Unë thjesht jam Erling, një djalosh norvegjez që shënon gola. Kjo nuk do të ndryshojë”, ka theksuar Haaland.

Dortmundi në Bundesligë është në vendin e tretë me 20 pikë. Bayerni udhëheq me 27, kurse Leipzigu i ka 22. Skuadra e Dortmundit është në seri të mirë, por do të testohet seriozisht në Manchester.
Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Pafos – Villarreal dhe Qarabag – Chelsea. Këto ndeshje fillojnë në ora 18:45, kurse skuadrat mysafire vlerësohen favorite të mëdha. Për Pafosin e Qarabagun është sukses i madh kualifikimi në fazën e ligës.

Ndërkohë prej orës 21:00 janë edhe ndeshjet Ajax – Galatasaray, Benfica – Bayer Leverkusen, Club Brugge – Barcelona, Inter – Kairat Almaty, Marseille – Atalanta dhe Newcastle – Athletic Bilbao.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Haaland është gati të luajë si titullar kundër Real Madridit

Haaland largohet nga City në fund të sezonit

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Allegri pranë shkarkimit te Napoli

Basketboll, trajnerët e huaj “pushtojnë” Superligën

Basketboll, trajnerët e huaj “pushtojnë” Superligën

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

FSK-ja dhe ushtria amerikane kryejnë së bashku stërvitje në Gjermani

I vazhdohet paraburgimi në Hagë ish-presidentit Hashim Thaçit

Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Thaçi ankohet për mangësi në aktakuzën ndaj tij kundër administrimit të drejtësisë

Prokurori: Dëshmitari i parë që shënjestroi Thaçi ishte Sylejman Selimi

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën