TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maloku: Thirrja e seancës për projektbuxhetin tregon mungesë të numrave për qeverinë e re

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Maloku: Thirrja e seancës për projektbuxhetin tregon mungesë të numrave për qeverinë e re

Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se thirrja e seancës së nesërme për miratimin e projektbuxhetit nga Lëvizja Vetëvendosje tregon se kjo parti nuk ka shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Maloku ka theksuar se nuk duhet të ndërmerren hapa të tjerë pa u vendosur qeveria e re.

“Vetë thirrja e një seance për të argumentuar se bëhet për çështjen e buxhetit, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes, është një tregues i qartë se nuk ka numra për mandatarin Konjufca për të avancuar drejt formimit të qeverisë. Mosprezenca e subjekteve të tjera politike në Kuvend është në përputhje me rendin kushtetues”, ka thënë Maloku.

Ai ka shtuar se praktikat ku rendi kushtetues “provohet në maksimum” dhe pastaj kërkohet ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për interpretim, janë “lojë e rrezikshme” që mund të dëmtojë stabilitetin e vendit.

Sipas tij, buxheti është një çështje politike, ndërsa formimi i mekanizmave të Kuvendit është një proces juridik dhe kushtetues që duhet të ndodhë para se të ndërmerren hapa të tjerë.

“Pra, nuk mund të bëhet asgjë pa u sqaruar se kush do të marrë qeverinë dhe si do të formohen organet tjera gjegjëse të Kuvendit”, ka përfunduar Maloku.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e mërkurë) dy seanca plenare, të thirrura nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllim që të përshpejtohet procesi i formimit të Qeverisë së re, por edhe çështje kyçe si buxheti dhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia nis aksionin për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë

Policia nis aksionin për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë

Dita e pestë: Flakë, tym, gaz lotsjellës e plumba gome, Hitaj mbron pajisjet e përdorura

Dita e pestë: Flakë, tym, gaz lotsjellës e plumba gome, Hitaj mbron pajisjet e përdorura

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Jemen, vriten tre fëmijë nga sulmet ajrore, huthët akuzojnë Arabinë Saudite

Jemen, vriten tre fëmijë nga sulmet ajrore, huthët akuzojnë Arabinë Saudite

Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën

Protestuesit e fusin një veturë në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” dhe i vënë flakën

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Gjini: Kosova ka nevojë për investime dhe jo prishje të aleancave me ndërkombëtarët

Protestat e dhunshme në Shqipëri, 167 të arrestuar dhe 7 policë të pezulluar brenda pesë ditësh

Protestat e dhunshme në Shqipëri, 167 të arrestuar dhe 7 policë të pezulluar brenda pesë ditësh

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Bordi i ShSKUK-së kërkon përmirësimin e shërbimeve dhe llogaridhënies

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën