TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Politologu Albinot Maloku, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me nënkryetarin e pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, ka deklaruar se zgjedhja e nënkryetarëve në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë problematike, pasi sipas tij, pozita e tyre nuk ka pasur peshë të veçantë politike.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Maloku ka thënë se nuk e ka njohur dhe nuk e njeh Listën Serbe si parti politike, por vetëm si formacion politik në Republikën e Kosovës.

Ai ka theksuar se shteti i Kosovës dhe qeveritë e deritanishme kanë pasur mundësi që t’i qasen Listës Serbe në një mënyrë tjetër që në fillim, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur, pasi ajo është përdorur për konsum të brendshëm politik.

“Kushtetuta e vendit ka sqarimet e veta, të cilat i kemi diskutuar në shumë rrethana, me të mirat dhe të këqijat e saj. Aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese janë shtesa në interpretim, ndërsa Kushtetuta mbetet baza. Si pasojë e këtyre sqarimeve, në disa momente në Kosovë ka pasur ndryshim orientimi dhe kahjeje institucionale, ku shembull eklatant është edhe vendimi i sotëm. Unë konsideroj se shumica e një subjekti politik në Kuvendin e Kosovës, që përfaqëson komunitetin serb me 10 deputetë, ka mundësi zgjedhjeje. Togfjalëshi që kam përdorur për Listën Serbe ka qenë ‘formacion politik në Republikën e Kosovës’, pasi as si subjekt nuk e kam njohur. Kryeministri Kurti e njohu së fundmi duke thënë se është subjekt i Republikës së Kosovës. Nënkryetarët e Kuvendit në Kosovë nuk kanë qenë kurrë problem për t’u zgjedhur, pasi pesha e kësaj pozite nuk ka qenë e tillë që të krijojë bllokada. Lista Serbe, në kushte normale, do të duhej që në krye të herës t’i qasej shteti në mënyrë tjetër. Ka pasur mundësi që kjo të bëhej edhe nga qeveria, por nuk është bërë, pasi është përdorur për konsum të brendshëm politik, si dhe për konsum politik edhe nga spektri politik serb në Kosovë”, ka thënë Maloku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

​Rama: Shqipëria ka tani momentin historik për t’u bërë pjesë e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën