TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

by teve1
7 muaj ago
2
A A
Maloku: Kurti nuk po e kupton logjikën e konsensusit politik në Kosovë

Politologu, Albinot Maloku ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai ende nuk po e kupton mënyrën se si funksionon sistemi politik në Republikën e Kosovës, ku sipas tij, thelbësore janë konsensusi dhe marrëveshjet ndërmjet subjekteve politike.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Maloku ka deklaruar se qasja e Kurtit ndaj partive të tjera politike, ku përdor shprehje si “ua kam ofruar” ose “ua jap”, sipas tij është problematike dhe e papërshtatshme për sistemin parlamentar.

“Kurti nuk është duke e kuptuar ende logjikën e sistemit politik në Republikën e Kosovës, ku kryefjala e raporteve mes subjekteve politike në sistemin aktual është konsensusi dhe marrëveshjet. Përqasja ‘ua jap, ua kam ofruar’ është njëfarë stili mafioz i Lëvizjes Vetëvendosje, që nuk arrin në asnjë mënyrë ta kuptojë se ai nuk e ka atë kompetencë për arsye se është çështje e votës përcaktuese në Kuvend. Ai mund t’u japë njerëzve të tij pozicione politike brenda sistemit, çka po e bën, mund t’i punësojë, në rregull, por ne po flasim për një çështje ku kemi të bëjmë me votë në Kuvendin e Kosovës dhe aty janë 120 deputetë, vota e të cilëve është e njëjtë”, ka deklaruar Maloku.

Ai ka theksuar se në Kuvendin e Kosovës çdo deputet ka të njëjtën peshë vote, pavarësisht numrit të votave të marra në zgjedhje, duke nënvizuar se “një deputet ka një votë” dhe se vendimmarrja kërkon marrëveshje politike.

Sipas tij, sistemi kushtetues i Kosovës është ndërtuar në mënyrë që asnjë parti të mos mund të dominojë në mënyrë absolute institucionet, duke e bërë bashkëpunimin politik të domosdoshëm për funksionimin e shtetit.

“Në qoftë se njëri ka marrë gjysmë milioni vota nga qytetarët, ndërsa tjetri vetëm 30 mijë vota, në Kuvend sipas sistemit tonë është një votë. Kurti i ka 66 vota dhe është partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës, mirëpo sistemi ynë kushtetues e ka bërë në atë mënyrë funksionimin e prodhimit të institucioneve përmes votës dhe konsensusit. Nuk pritet nga askush që të ketë 80 për qind të votave, sepse sistemi politik në Kosovë nuk e lejon një gjë të tillë dhe ne nuk e kemi atë pretendim”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën