TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Maloku kritikon Osmanin: Luajti bixhoz me mandatarin e dytë dhe e zgjati krizën politike

Analisti politik, Albinot Maloku, në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka vlerësuar se një pjesë e përgjegjësisë për situatën politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit bie edhe mbi presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Sipas tij, presidentja nuk ka vepruar me vendosmëri në momentet kyçe dhe ka lejuar zvarritjen e krizës politike.

“Në momente të caktuara, siç pritej të ndodhte, presidentja duhej të ishte në krye të detyrës. Gabimi që ajo bëri ishte momenti kur ‘luajti bixhoz’ me emërimin e mandatarit të dytë. U panë nënshkrimet, numrat dhe faktet, dhe ajo në një formë i ndihmoi shtyrjes në kohë të kësaj krize politike dhe këtij ngërçi”, tha Maloku.

Ai shtoi se presidentja është dashur të japë orientim të qartë dhe të shpejtë për ta shmangur thellimin e situatës politike.
“Kjo do të duhej të ishte në të mirën e qytetarëve, të vendit dhe të proceseve nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës. Mungesa e vendosmërisë së saj ka qenë e dëmshme për gjithë fazën që po kalon vendi”, u shpreh ai.

Deklarata e Malokut nxiti debat në studio, veçanërisht nga deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e cila mohoi kategorikisht se Osmani ka vepruar jashtë kompetencave të saj.

“Nuk e di ku u bazove kur the se ka ‘luajtur bixhoz’. Askush nuk e përcakton — asnjë ligj apo Kushtetuta e Republikës së Kosovës — që presidentja duhet të mbledhë nënshkrime apo numra të partive. Prandaj, kjo akuzë nuk qëndron”, tha Pacolli.

Në përgjigjen e tij, Maloku insistoi se mënyra si është menaxhuar procesi ka zgjatur krizën.

“Kur them ‘bixhoz’, e kam fjalën për faktin që Kosova u fut në një fazë të re pas rënies së mandatarit të parë. Në momentin e caktuar, presidentja duhej të ishte e vendosur maksimalisht për të mos e shtyrë situatën edhe më tej”, tha ai.

Sipas Malokut, dështimi i mandatarit të parë duhet të kishte çuar menjëherë drejt rrugës për zgjedhje.

Tags: Fitore PacolliKendi i debatitTeve1Vjosa OsmaniVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën