Edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave, skuadra e Malishevës ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.
Të dielën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica ka pësuar humbje me rezultatin e ngushtë 4:3.
Ronaldo Chacon dhe Kreshnik Uka me dy gola ishin realizatorë për Drenicën, ndërsa golat për fitore ne madhe të Malishevës i shënuan Altin Aliu, Etnik Brruti, Besnik Ferati dhe një autogol nga skuadra vendase.
Me këtë fitore, Malisheva ka tubuar 10 pikë, një më pak se skuadra e Drenicës.