TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Maliqi: Vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
​Maliqi: Vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim

Para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut ai ka folur edhe për Komisionin për Vlerësimin e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, ku deklaroi se të njëjtit nuk e respektojnë ligjin.

Maliqi ka theksuar se nuk po respektohet as Ligji për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Reklamë

“Ministria e ka shtuar numrin e asistentëve mbështetës nëpër shkolla, nuk e di sa e dini vetëm 12 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë të përfshirë në arsim. Këta asistentë do të shkojnë dhe të lehtësojnë këtyre fëmijëve, është shumë e mirëpritur. Por çka me 80 për qind që janë jashtë procesit arsimor, institucionet e tona duhet me ta duhet të merren. Ata nuk janë të përfshirë fare në arsim. Arsyet janë çështjet shëndetësore, çështjet ekonomike të familjeve, transporti i papërshtatshëm, mund të jetë shkolla e papërshtatshme”, ka deklaruar Maliqi.

Në mbledhjen e këtij komisioni, Maliqi ka shtuar se Komisioni për Vlerësimin e Personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë nuk po e zbaton ligjin.

“Ata janë duke bërë çështjen, nuk e di as çfarë fjale me gjet. Së pari nuk e zbatojnë ligjin. Problemi është se nuk i vlerësojnë drejtë, nuk e zbatojnë rregulloren të cilën e kanë… As gjysmë minuti nuk i vlerësojnë, fare. Edhe nuk janë profesionistë, nuk janë njohës edhe njerëzit po pësojnë se ata nuk po e respektojnë. Ne kemi informata se ata deri më tash 25 personave u është mohuar kjo e drejtë, nga Departamenti i Pensioneve kemi informata se që pesë vjet afër 40 personave kanë vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore…Janë duke u maltretuar njerëzit, me ankesa nëpër gjykata tmerrësisht. Unë ju kam drejtuar edhe sekretarit të ministrisë edhe ja kam dërguar informatat. Që ky komision dhe dy komisionet duhet të shkarkohen, duhet të ndërrohen. 60 persona i vlerëson për dy orë”, ka shtuar ai.

Drejtori i organizatës “Handikos”, Afrim Maliqi ka thënë se Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara tashmë është në Gjykatë Kushtetuese. Jo për kontestim, por që konventa të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

“Për momentin çështja e konventës ka shkuar në qeveri, mandej qeveria e ka sjellur në kuvend, kemi informata se kuvendi e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe pritet përgjigja nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është për momentin situata…. Kjo është një nga konventat më të rëndësishme sa i përket të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara dhe i përafrohet vendeve të tjera, i rregullon çështjet në fusha të shumta, e rregullon terminologjinë dhe çdo herë kur ka ligje të reja, iniciativa të reja këto harmonizohen me këtë konventë. Pra është një dritë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë Maliqi. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Mbahet afati i dytë, maturantët shprehen se pyetjen në testë kanë qenë të lehta dhe logjike

Mbahet afati i dytë, maturantët shprehen se pyetjen në testë kanë qenë të lehta dhe logjike

Edhe një dështim tjetër në Kuvend

Edhe një dështim tjetër në Kuvend

Pa derbi në ditën e tretë të Championsit

Championsi me superndeshje në fazën e grupeve

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Spiunuan tek Lista Serbe, krejt çka dihet rreth rastit të ish pilotit të KFOR-it dhe të dashurës së tij

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Nrecaj: Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar, por do të kontestohet nga Lista Serbe

Mbahet afati i dytë, maturantët shprehen se pyetjen në testë kanë qenë të lehta dhe logjike

Mbahet afati i dytë, maturantët shprehen se pyetjen në testë kanë qenë të lehta dhe logjike

Edhe një dështim tjetër në Kuvend

Edhe një dështim tjetër në Kuvend

Osmanaj: Deputetët po iu shmangen përgjegjësisë së tyre për të marrë vendime në Kuvend

Osmanaj: Deputetët po iu shmangen përgjegjësisë së tyre për të marrë vendime në Kuvend

Osmani dhe Pratipati diskutojnë për situatën në Kuvend

Osmani dhe Pratipati diskutojnë për situatën në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X