TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mali i Zi, qytetarët serbë protestojnë kundër formimit të qeverisë së re

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mali i Zi, qytetarët serbë protestojnë kundër formimit të qeverisë së re

Foto: VoA

Qytetarët serbë protestuan të mërkurën në Podgoricë dhe disa komuna të tjera të Malit të Zi kundër formimit të qeverisë së re nga udhëheqësi pro-perëndimor Milojko Spajiç, i cili mori miratimin e presidentit për të formuar një koalicion qeverisës.

Kryetari i Lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiç ka thënë se në qeverinë e re nuk do të ketë përfaqësues të partive politike pro-serbe dhe pro-ruse.

Protestuesit bllokuan rrethrrotullimin në lagjen Zlatica që lidhet me autostraden kryesore të Malit të Zi. Ata mbanin flamuj ku dominonin simbolet serbe, ndërsa brohorisnin “tradhtia nuk falet”.

Policia tha se organizatorët e protestës nuk kishin marrë leje pranë organeve përkatëse dhe se gjithçka po vëzhgohet e madje po bëhen edhe filmime. Ndërkohë, banorët e bllokuar nga protesta e qytetarëve serbë kanë shprehur zemërimin e tyre.

Protesta e qytetarëve serbë në Malin e Zi vjen pas deklaratave të zyrtarëve në Beograd lidhur me mospërfaqësimin në qeverinë e re të partive pro-ruse dhe pro-serbe, të cilat fituan 13 vende në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi.

Udhëheqësi pro-perëndimor, Milojko Spajiç, i cili ka zhvilluar bisedime me partitë që kanë fituar vende në parlament, tha se lista “Europa Tani” ka marrë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë së re në vend.

“Koalicioni do të formojë një qeveri të përbashkët që do të përmbushë të gjitha programet e premtuara gjatë fushatës zgjedhore”, tha Spajiç për mediat në Malin e Zi. Ai tha se partitë pro-serbe dhe pro-ruse nuk do të jenë pjesë e qeverisë, pasi siç u shpreh ai, nuk gëzojnë besimin e duhur.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje partive politike në Mal të Zi që të formojnë sa më shpejt parlamentin dhe qeverinë e re, me synimin për të përshpejtuar reformat e duhura drejt Bashkimit Evropian.

Lëvizja “Evropa Tani” e formuar një vit më parë, fitoi 24 vende në parlament në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor. Pas saj renditet koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, e ish-Presidentit Milo Gjukanoviq. /VoA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Serbia glorifikon Mladiqin

Serbia glorifikon Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mladiqin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë të dielën në Kosovë

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Deri tani 11 vatra aktive

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përfundon takimi midis Putinit dhe të dërguarve të SHBA-së në Moskë

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Përplasjen pjesëtarët e klubeve Rilindja dhe Arbëria pas ndeshjes

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Zyrtare: Bodrumspor e prezanton Elvir Gashijanin

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Broja përplaset me tifozin pas humbjes, sulmuesi shqiptar: Kam qenë jashtë për një vit

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Spektakël në Serie A, Roma përmbys Atalantën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën