TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Makinat me targa RKS lëvizin lirshëm në Serbi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Makinat me targa RKS lëvizin lirshëm në Serbi

Që nga e hëna e 1 janarit, makinat me targa RKS – Republika e Kosovës – po lëvizin lirshëm në territorin e Serbisë.

Lëvizja e tyre është mundësuar pas vendimit të 25 dhjetorit të vitit 2023 të Qeverisë serbe.

Siç kishte thënë paraprakisht shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, Qeveria e Serbisë mori këtë vendim “për të ndihmuar serbët nga Kosova”.

Para mediave, ai ka deklaruar se vendimi është një shtysë shtesë për nismën “Ballkani i Hapur”, që sipas Petkoviqit ua lehtëson jetën serbëve në Kosovë, pasi ata kryesisht përdorin pikëkalimet administrative.

Vendimi i Qeverisë serbe për të njohur makinat me targa RKS u mor pasi serbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, gjerësisht zëvendësuan me RKS targat KS të lëshuara nga UNMIK-u, por edhe targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë që ishin me akronime serbe për qytetet e Kosovës.

Petkoviq tha se nuk është sekret që 99 për qind e serbëve në Kosovë kanë targa RKS, sepse kjo është mënyra e vetme për të lëvizur nëpër Kosovë.

“Ato po ashtu përdoren nga klerikët e Dioqezës Rashkë-Prizren për të arritur deri te faltoret dhe besimtarët”, tha Petkoviq, duke shtuar se me këtë vendim, Qeveria serbe nuk hoqi dorë nga vendimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi një ditë më parë se vendimi për lëvizjen e lirë të makinave me targa RKS nëpër Serbi “ka shmangur gracka dhe rreziqe të mëdha” për shtetin e tij.
Vuçiq po ashtu deklaroi se nga ky vendim do të përfitojë populli serb dhe Serbia në tërësi.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor i vitit 2023, 3.405 qytetarë kanë konvertuar targat serbe në ato RKS, kryesisht në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje më 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Makinat ishin lejuar të kalonin, ndërkaq targat ishin mbuluar me letra ngjitëse.

Para praktikës së letrave ngjitëse, automjetet me targa RKS detyroheshin të merrnin targa provuese në kufirin me Serbinë, që vlenin 60 ditë dhe kushtonin 5 euro. Por, më 20 shtator të vitit 2021,

Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, që detyroi edhe shoferët nga Serbia ta kalonin të njëjtën procedurë për të hyrë në Kosovë.

Por, kjo masë nxiti pakënaqësi në mesin e popullatës serbe në Kosovë, të cilët bllokuan rrugët që çonin në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Për të ulur tensionet, me ndërmjetësimin e bllokut, më 30 shtator 2021, u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Kjo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

A do të shkonte PDK-ja në Qeveri me Kurtin pas 7 qershorit? – flet Nait Hasani

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën