Përmes një postimi në Facebook, Majko ka shkruar se kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur.
“Kërkesa për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë është konflikt i pashpallur. Serbia kërkon të jetë “Jugosllavia” e Rezolutës 1244 dhe të negociojë atë që humbi në Gjykatën Ndërkombëtare. Serbia duhet të shpëtojë nga vetja. Ajo sfidoi shtetet që e njohin Kosovën si shtet”, ka shkruar Majko.
Ndërsa, sipas disa mediave serbe, pas mbledhjes së Qeverisë së Serbisë, Vuçiq ka thënë se vendimi është marrë unanimisht./teve1.info/.











